Search
E enjte 19 Tetor 2017
  • :
  • :

Galeta e mbretit – La galette des Rois

IMG_1208

La galette des rois -torta franceze e mbretit është një tortë e cila konsumohet në datën 6 janar ditën e epifanis. Një ëmbëlsirë e bërë me brumë sfoljatë i mbushur me krem bajamesh të përzierë me krem pastiçerie. E krijuar për nder të mbreti Magi i cili erdhi në front pikërisht ditën e 6 janarit. Sipas legjendës ëmbëlsira duhet të ket një dhurat të vogël brënda. Më i vjetri i shtëpis pret tortën në aq feta sa pjestar janë të mbledhur dhe më i vogli i shtëpi cakton kujt i përkasin fetat e ndara, kujt i bie lodra ose dhurata që keni zgjedhur të fusni brënda është mbreti i mbrëmjes. Pak a shumë si ndarja jonë e kulaçit me lek në ditën e verës. Në recetën origjinale parashikohet përdorimi i brumit sfoljat të kthyer e cili bëhet nga një bazë sfoljatë normal dhe një bazë sfoljat të bërë me verë. Një proçedur shumë e gjatë dhe duhet teknika prej pastiçieri. Për më shkurtë e përgatisim me brumin sfoljat normal të cilin mund ta bëni ju ose ta blini.

 

Perberesit 0

 

 

4 petë sfoljati rumbullake

1 e verdhë veze

Për mbushjen:

100 gr. gjalpë

150 gr. sheqer

160 gr. miell bajamesh

2 lugë rum

2 vezë

2 lugë niseshte orizi

4-5 lugë krem pastiçerie

Pergatitja

 

 

Në një mikser vendosni gjalpin, miellin e bajameve, sheqerin dhe përzijeni vazhdimishtë në shpjetësin normale, pastaj shtoni rumin, niseshten dhe vezët një nga një. Përzijeni derisa të bëhet një krem i trashë. Bashkojeni me kremin e pastiçeris dhe ruajeni mënjan.

Ndërkohë vendosni diskun e parë të petës sfoljatë, lyeni anët e saj me  të verdhën e vezës të rrahur, vendosni diskun tjetër dhe shponi bazën me pirunë. Lyeni anët me vezë.

Në mes vendosni mbushjen por duke lën anët boshë rreth 3 cm. Vendosni ku të doni  një monedh të vogël ose një bajame të plot, mbulojeni me një tjetër pet sfoljatë, lyeni përsëri anët me vezë, vendosni sipër dhe petën  tjetër,  izolojeni anët mire duke i përthyer ose sikur po i pickoni që ti jepni efektin e  një luleje. Siper dekorojeni duke bërë preje të holla brumit në formën që dëshironi dhe lyeni sipërfaqen me vezë. Piqeni në furrën e nxehur më parë në 170°C për 50 minuta. Hiqeni dhe lëreni të pushojë paksa para se ta shërbeni.

 

IMG_1214

 

 

 

IMG_1213

Ju bëftë mirë 🙂

 

 

Vlersoni Receten
1
2
3
4
5
Vlerso
     
Anullo

Vlersoni Receten

Vleresimi Mesatar:  
 0 Vleresime