Search
E martë 19 Shtator 2017
  • :
  • :

Fluturime Shpirtërore 33

wmanfield

Rihter dashurie të vibratizojne unin
Si dallgë shtëllunguese të mbysin brëndesine e varkës që lundron në cepin e oqeanit tënd, veçanërisht bukurues.                            
A ka tokë më e bukur se ajo tokë, ku fara mbin në ngjyrën e syve të çiltërsisë ?
E i le tokat e mia të mbyten nga kaltërsia, ndërsa oqeani mbytet në to. Unë ..sterkalë e kohës tënde .
Fantazi e virtualitetit tënd shumëkombësh .
Dashuri fshehur në thërrimen e vërtetësisë kur mendimi zhytet thellë nën shpirt .
Ecën lehtë anës së gardhit të jetës, në muzikalitetin e kallamishteve nën gishtat e tu udhëtar mbresëlënës …pi ujë në çezmën e gjithkujt e lule nuk lë askund.
Ecën hareshëm… po nën buzë vlon një melankoli ….një dorë të zgjatet ëmbël nga asgjëkundi e prekë ..me dashuri

Valbona Duraj.