Search
E mërkurë 18 Tetor 2017
  • :
  • :

Finok furre me portokall

IMG_3744

Nga seria e ushqimeve të shëndetshme dhe dietike për planin ushqimorë, po ju sjell këtë recetë te thjeshte dhe shumë të shijshme

 

Perberesit 0

 

 

2-3 finok

1 portokall

2-3 thelpi hudhër

2 luge vaj ulliri

kripë dhe piper të zi

Pak kopër ose mustaqet e finokut

Pergatitja

 

 

Priteni finokun në feta të holla, dhe vendoseni në një tavë me letër furre poshtë, pritni dhe gjysmën e portokallit në feta dhe vendosini të kombinuara me finokun.

Kriposeni, piperosni vendosni dhe hudhrat me gjithë lëkurë sepse i japin një arom të këndëshme gjatë pjekjes.

Shtoni lëngun e gjysmës  së portokallit dhe vajin e ullirit. Piqeni në 180°c derisa të jetë gati rreth 25 -30 minuta.

Shërbejeni me koper sipër ose mustaqet e finokut si një pjatë vegjetariane ose si kontorno e një fileto peshku në avull ose mishërave të bardhë.

 

IMG_3743

 

 

IMG_3746

 

 

Vlersoni Receten
1
2
3
4
5
Vlerso
     
Anullo

Vlersoni Receten

Vleresimi Mesatar:  
 0 Vleresime