Search
E enjte 21 Shtator 2017
  • :
  • :

Fileto “Wellington” me gjoks gjeli deti

IMG_1310

Ky është një tjetër version i filetos së famshme Wellington. Personalishtë më pëlqen më shumë pasi këtu mishi duhet pjekur mirë dhe jo me gjak si te ai origjinali. Është një përgatitje festash dhe e thjeshtë pasi të jep mundësin ta përgatisësh dhe një ditë më parë, për ta pjekur në momentin që ju nevojitet. Ky është një personalizim i imi dhe shpresoj tju pëlqej.

 

Perbersit per 6 persona

 

 

1 kg. gjoks gjeli deti

500 gr. kërpudha porçini

300 gr. proshut spek

2 petë sfoljati

kripë dhe piper i zi

një tufë majdanoz

1 e verdhë veze

1 lugë mustard

pak vaj ulliri

Pergatitja

 

 

 

Përgatisni mishin duke e lyer me kripë dhe piper dhe vendosni të skuqet mirë në një tiganë në mënyre që të bëhet kore pjesa e jashtme dhe gjithë lëngjet e mishit të izolohen në brëndësi. Vendosni në një tavë të lyer me pak vaj dhe piqeni për nja 50 -60  minuta në furrën e  nxehur më parë në 180°C.  Pasi të piqet hiqeni dhe lëreni të ftohet plotësisht

Në të njëjtin tigan ku skuqët mishin thekërisni mirë dhe proshutin e prerë në copëza. Hiqeni dhe ruajeni mënjanë.

Ndërkohë prisni kërpudhat në feta të holla dhe kavërdiseni   po në të njëjtin tiganë me pak vaj ulliri, kripë, piper dhe majdanoz. Kur te jen gati hiqini dhe bluajini në mikser derisa të bëhen krem. Lëreni të ftohet.

Pasi të gjithë përbërësit janë ftohur, bashkoni proshutën me kremin e kërpudhave, shtoini mustardën dhe përzijeni mirë.

Shtroni një pet sfoljatë, lyeni mesin e saj  me kremin e kërpudhave dhe vendosni sipër mishi. Lyeni mishin komplet me pjesën tjetër të kremit, mirë nga të gjitha anët dhe sipër vendosni sfoljatin tjetër. Mbështilleni në formën  e një pakoje duke izoluar mirë anët.

Vendoseni të pushojë në frigorifer dhe gjithë natën nëse keni kohë.

Në momentin e pjekjes priteni sipërfaqen e sfoljatit në form rombesh për dekor dhe lyejeni me një të verdhë veze të rrahur me pak ujë.

Piqeni në 160°C për rreth 50-80 minuta. Hiqeni lëreni të pushoje 20 minuta pastaj shërbejeni të prerë në feta me kontornon tuaj të preferuar.

Ju bëftë mirë 🙂

 

 

 

Vlersoni Receten
1
2
3
4
5
Vlerso
     
Anullo

Vlersoni Receten

Vleresimi Mesatar:  
 0 Vleresime