Search
E enjte 17 Gusht 2017
  • :
  • :

Fileto koce me kuinoa shumëngjyrëshe dhe perime

IMG_4472

 

Një vaktë komplet me omega 3, proteina dhe fibra vegjetale, vitamina dhe çdo të mirë tjetër mbanë kjo pjatë. Pak komplekse për ta realizuar nga disa hapa që kërkohen gjatë recetës por në një darkë me të dashuri tuaj të zemrës ose mes shoqes ja vlen. Nuk është e vështirë,  ju duhet vetëm të ndiqni  hapat me kujdes.  Me këshillat e mia do ndjeheni një chef i vërtet në kuzhinë.

Lista e përbërësve është pak e gjatë por mos u dekurajoni.

 

Perbersit per 2 persona

 

 

2 fileto koce të përgatitura më parë te peshk shitësi pasi vet nuk i bëni dot.

2 filxhanë kafe kuinoa

pak kripë dhe piper i zi

pak vaj ulliri

2 thelpinjë  hudhra

2 patate

1 karrot

një tuf të vogël asparag

një dorë domate të vogla

një tuf majdanoz

Për salcën e aspragut:

Asparag  nga ato që do teprojnë nga përbërësit më sipër

1 patate të zjer

1 thelpi hudhër

2 lugë vaj ulliri

kripë dhe piper të zi

Pak majdanoz

 

Pergatitja

 

 

 

 

 

IMG_4469

Prisni patatet dhe karrotën në copa të vogla dhe vendosni të zjejnë  në ujë me kripë për 20 minuta, më pas hiqini dhe lërini të kullojnë mirë.

Në të njëjtin ujë jepini një val dhe asparagëve për 10 minuta, më pas hiqini dhe shpëlajini direkt në ujë të ftohtë që të fiksohet ngjyra e bukur e gjelbër.  Lërini dhe këto mënjanë të ftohen.

Përsëri në ujin e perimeve zjeni kuinoan e shpëlarë mirë më parë në ujë të ftohtë. Lëreni të zjehet rreth 12 minuta, më pas hiqeni dhe lëreni në një kulles të kullojë të gjithë ujin e saj.

Hapi tjetër është përsëri te perimet.  Vendosni paka vaj ulliri në një tigan me fund që nuk ngjitë  dhe shtoni 2 thelpinjet e hudhrës të shtypur me dorë.  Sapo vaji të aromantizohet shtoni patatet dhe karrotën

Prisni majat e asparagëve dhe shtoini dhe këto te tigani sëbashku me patatet. Bishtat e asparagëve na nevojiten për salcën.

Kriposni, piperosni dhe shtoni majdanoz të grirë imët. Thekërisini mirë sa të marrin faqe, kur të jen gati hiqini dhe ruajni mënjanë.

Te i njëjti tigan kaurdisi paksa dhe domatet e ndara në mes, për rreth 1 minut,  jo më shumë pasi i prishet forma.  Bashkoini me patate dhe asparagun.

Kaloni te formimi i salcës duke bluar në blender pjesën e mbetur të asparagëve, pataten e zjer, majdanozin hudhrat, pak kripë dhe piper të zi dhe vajin e ulliri. Bluajini sa të bëhen krem.

Kaloni tani te filetot e kocës.  Nxehni fort një tigan me fund që nuk ngjitë dhe lyeni fundin e tijë me pak vaj ulliri.  Vendosni filetot nga ana e lëkurës dhe thekini derisa ajo të bëhet kërce, kthejeni dhe nga pjesa e tulit dhe lëreni të skuqet dhe pak fare nga kjo anë.  Hiqini, kriposini dhe piperosini.

Tani është  koha të kompozoni pjatën duke vën kuinoan në mest duke i dhënë formën rrethore me unazat përkatëse për këto lloj përgatitjesh ose nëse si keni thjeshtë vendoseni në mes shkujdesur.

Bëni një dekorë me salcën e asparagëve rreth pjatës në mënyrë të ç’rregulltë.

Vendosi disa perime sipër kuinoas, sipër perimeve vendosni filetot e kocës, dhe disa perime të tjera sipër saj dhe përreth pjatës.

Spërkateni me majdanoz të grirë imët dhe shërbejeni.

Një verë e bardhë e parfumuar të tipit Gewurztraminer (gevystraminer) do ishte ideale 😉

 

 

IMG_4471

 

 

 

 

IMG_4470

 

 

Vlersoni Receten
1
2
3
4
5
Vlerso
     
Anullo

Vlersoni Receten

Vleresimi Mesatar:  
 0 Vleresime