Search
E martë 19 Shtator 2017
  • :
  • :

Fashion Food inspiruar nga Egreis Gjergjani – Rizoto me luleshtrydhe dhe djath të butë

11540830_857537967674185_5828295747844796924_n

Ajo është cilësuar si mbreteresha e këpuceve por une sot sdo ju flas për këpucet e saj por për fustanin e saj “Balmain striped dress”  i cili më inspiroi të krijoja një rizoto me luleshtrydhe.  Mund ta përgatisni përgjatë një darke me mikeshat tuaja pasi ngjyra dhe shija e tij jan tejet femërore.

 

Perbersit per 4 persona

 

 

1 gotë oriz

1 gotë verë të bardhë

100 gr. djath të butë tipi filadelfia ose robiola, unë përdora strakino

200 gr. luleshtrydhe

1 qep të vogël

700 ml. lëngë vegjetalë

1 lugë vaj ulliri

1 lugë gjalpë

kripë dhe piper të zi

Pergatitja

 

 

Grini imët qepën dhe vendoseni të kavërdiset me gjalpin dhe vajin e ullirit. Shtoni orizin në të dhe kavërdiseni sëbashku me qepën, shuani me verë të bardhë. Shtoni herë pas here lëngë vegjetal duke e përzier vazhdimishtë. Nga mesi i gatimit shtoni luleshtrydhet e grira në pure dhe vazhdoni zierjen e orizit deri në fundë duke shtuar vazhdimisht lëngë. Kriposeni, shtoni piper të zi dhe djathin e butë. Përziejeni derisa të bëhet kremoz dhe shërbejeni me copa luleshtrydhesh sipër.

IMG_4837

 

 

Ju bëftë mirë 🙂