Search
E shtunë 24 Qershor 2017
  • :
  • :

Fashion Food inspiruar nga Albana Osmani – supe luleshtrydhesh “polka dots”

IMG_4220-0.JPG

 

U ispirova nga fustani i Albanës një D&G polka dots dress koleksioni i mars 2015 në mos gabohem. Një supe e thjesht luleshtrydhesh e përshtaçme për të shoqëruar një pandispanjë të thjesht ose nje tortë me çokollatë per ta pasuruar akoma më shumë shijet.

 

Perbersit per 2 persona

 

 

200 gr. luleshtrydhe

3 lugë sheqer kaf

1 limon

gjysëm gote me ujë

pak vanilje

50 ml. pana të tharët

Pergatitja

 

 

Prisni luleshtrydhet në copa dhe vendosini në një enë ku do të shtoni ujin, sheqerin, vaniljen  dhe lëngun e limonit. Lërini të gatuhen dhe gjithë masën grijeni në formën e një pureje të hollë. Pastaj kalojeni në një kulluese shumë të imët. Me pjesën e kulluar bëni sipër saj pikëza me ndihmën e një shiringe pastiçerie dhe shërbejeni.

 

 




  • Eni

    Ua cfare ideje brilante, te pergezoj per nismen dhe te lumshin duart.

  • Anisa

    Talent je. Na kenaqe syrin dhe shijen. Urime

    • Me behet qefi qe ju pelqejne. Te falenderoj 🙂

  • Valdete

    Bravo moj vajze, lum shpia qe te ka