Search
E enjte 21 Shtator 2017
  • :
  • :

Emma-pjesa 4

***

Hyri me vrull ne hyrjen e madhe te hotelit dhe mori celsat duke i buzeqeshur recepsionistit qe nuk ia ndante syte ,tek ikte u kthye duke i buzeqeshur dhe njehere ….lumturia ishte e dukshme ne syte e djalit te mrekulluar qe priste me gojen hapur ….nje kafe ,por ……a mund te me sillni ne dhomen time dreken ,ju lutem ?Sa per tani do preferoja nje kokteil frutash ….e pres!…i ktheu kurrizin ajo pasi i shkeli syrin .Ishte bere si shtepi e saj kjo qoshe qytetit tashme,e njihnin te gjithe,kaq sa i vinte keq te shperngulej plotesisht,ishin shume te sjellshem te gjithe ketu.Ne çdo ardhje i rezervonin dhomen te cilen i pelqente,i vinin lulet e preferuara,çarcafet e bardhe te qendisur me dore ,me tantellen e preferuar dhe jasteqe ,jasteqe te madhesive te ndryshme e ngjyrave te ndryshme .Ishte nje vend ku ajo gjente veten kaq vjet qe e frekuentonte .Sec kishte nje freski ky vend .
Kur erdhi per here te pare ne Shqiperi pas shume kohesh mungese,as nuk e priste nje komoditet te tille.Ishin dy faqe kaq te ndryshme te te njejtes monedhe ajo çka shihte jashte me ambientin e brendshem te ketij Hoteli.Tirana ishte kthyer ne nje Metropol te vertete,nuk i mungonte asgje nga te tjerat,sherbimi dhe ambienti ne vendet ku ata frekuentuan ishin te nivelit Evropian,vendi i saj e suprizoi kendshem i dha dhe mundesine te njihte personin te cilin kishte bere kete mrekulli .
Ishte nje djale i sjellshem,fisnik,pavaresisht moshes se vogel,e karakterizonte nje buzeqeshje e bardhe ,qe vinte ne dukje dhembet si rruaza ….vertet,donte ta pyeste….ishte mrekulli e natyres kjo apo nje mrekulli dentale?Sidoqe te ishte,ishte perfekte!
Niku ,ishte nje biznesmen i njohur ne ambientet e qytetit dhe benin shoqeri te mire bashke ,por dicka e trembte tek ai,ndoshta ai syri i kafenjte qe embel depertonte ne trupin e cdo femre qe anashkalonte tavolinen ku ata ishin ulur….por ….i bere me kaq elegance nga ana e tij, sa vetem nje sy i mprehte mund ta kapte kete ledhatim preje.
Em …..je shume e bukur sonte …(shabllon) …peshperiti,por i vertete per rastin .
Ajo buzeqeshi ,per çudi ,nuk e vinin ne siklet komlimentat e tij,perkundrazi …..i jepnin nje gjalleri te papare,i vinin mendjen ne levizje me nje shpejtesi sketerre…..i eksitonin trurin,e benin me vigjilente.
hahahaaaaa ….qeshi ajo….nuk ka nevoje te genjesh!Te njoh mire!
Vertet?Perse nuk pranon te dalim atehere?
Sepse je nje mashtrus i embel,por jo nje bashkeshort i tille!
hahahahaaaaa ….ku e di ti?kjo eshte nje gje qe se dime .
…Mos duhet ta provoj valle ? qeshi ajo,nuk kam kohe per te tilla!
Ai e shihte me syte gjysem te tretur dhe e perkedhelte njekohesisht ….Emma ,perse je kaq e veçante?….kam njohur shume vajza por asnjera nuk me ka lene mbresa te tilla.Kam qene dhe i dashuruar,por ….besoj se e di,dashuria vjen pa te pyetur,nuk do te thote, me qe e kam dashur ,kam qene dhe i magjepsur ….jo!
Ti,ke nje magji,nje magji ,nje mister qe te terheq ,por ….nuk e prek dot,e di.
Nik ,jam 40 vjece ,nuk ia vlen te me flirtosh  keshtu ….ndjej miqesi ,tha ajo dhe nje dridhje e lehte qe mezi fshihte ,bente filxhanin te ulej pa e çuar tek goja.
Nuk ka mundesi !!! tallesh me mua,nuk dukesh kaq!
ç’eshte kjo menyre e njerzve per te thene gjithmone se …tregon me e re!!!
Dhe ku eshte ky limit i padukshem qe tregon karakteristikat e nje moshe,qe te tjeret bejne krahasimin?
Dhe si duhet te jete nje 40 vjeçare dhe ajo nuk eshte ?Cfare duhet te kete dhe ajo nuk ka?
Vertet ,nuk i kuptonte keto krahasime te pabaza .vinin nga e kaluara ,me siguri ,nga brezat e shkuara ku femrat kishin nje moshe tjeter,te periudhes ku ato jetonin ,ndoshta ,mendoi .
Dhe aspak nuk kish degjuar fjalet qe i kish thene Niku gjate kohes qe ajo notonte ne te sajat,por diçka kapi nga rrjedhja e furise se tij .
Emma buzeqeshte ….ky djale ishte mjaft i kendshem.Ndjente nje eufori t’i ngrinte kraherorin here here ,por e terhiqte pas frika e nje zhgenjimi.Nuk mund te pranonte fushen e tij te gjere,kufinjte e tij te vene diku ne horizont qe nuk i shihte nje sy njerezor,e dinte ,nuk mund te ndiqte hapat e tij ,akoma dhe neqoftese i pelqenin,ndaj e afronte dhe largonte sa here qendronin dhe benin shoqeri bashke duke biseduar mbi gjithçka rrotull.Plus qe ishte mjaft vite me i vogel se ajo.Ishte nje djall i bukur e lakmitar.
Por ,ajo besonte tek familja,beson se ajo eshte lidhja midis dy qenieve per te sjelle ne jete nje qenie te trete,me pashaporte ose mbiemer duke i dhene keshtu siguri dhe mireqenie,qe shoqerojne dashurine e dy prinderve .Besonte tek qenia e barabartesise midis dy qenieve fillestare ne kete lidhje si ligj natyror.Ata duhet te vijne ne kete komplot me dashje ,nga dashuria dhe te disponushem te krijojne nje familje,vetem atehere midis tyre ndermjet dialogut dhe bashkpunimit mund te krijohet nje atmosfere e kendshme dhe e qete ,me baza te fuqishme ku mund te rriten femije te shendetshem .Po nuk pati mirekuptim ,respekt dhe dashuri gjerat veshtiresohen dhe lind pyetja …..ç’eshte dashuria ?
…… besoj se eshte llava e shpirtit te njeriut e cila ne grade te caktuar shperthen .Kjo ndodh ne fillese dhe pastaj rrjedh .Ne doren tone eshte ta ndalojme ose ta ngurosim,nga Natyra ajo ekziston ne DNA-ne tone .
U zhvesh shpejt dhe hapi kompjuterin e saj ….pune ….kishte shume pune .Buzeqeshte ……erdhi ora …erdhi ora qe arkiva e saj te dilte nga erresira ,te gjitha ato foto nga e gjithe bota te beheshin nje e vetme!
Inxhinierja simpatike akoma nuk ka kuptuar se ka te beje me nje te cmendur, mendoi.
Pa u hapur mire ekrani dhe pa zene vend ra dera …hyr u degjua zeri nga brenda …..sherbimi i dhomes …..po,vazhdoni…lereni mbi tavoline .
Keni ndonje preference per dreken dhe ne cfare ore doni t’jua ofrojme ?
Si gjithmone ….asnje preference!Faleminderit !
ahhhhh …nje minute….ju,neqoftese do ndertonit nje shtepi ,c’ngjyre donit ta benit ? …mendja e saj rrihte shume larg te tijes.
Kamarieri mblodhi buzet ,supet dhe i suprizuar …ndali syte tek gota e kokteilit …….vishnje…ndoshta…. dhe buzeqeshi duke mbyllur deren i çuditur tek i hidhte nje sy asaj qe e shikonte nen syze.
Vishnje….po …vishnje …pse jo,nje shtepi vishnje!hahahaaaaa
Ndoshta kishte te drejte …kishte pare plot shtepi vishnje ne stilin spanjoll sidomos ferma.
Nuk e pa se si kaluan oret,se si hengri dreken,se kur hyri dhe doli kamarieri ….asgje nuk mbante mend……kishte pare vetem ikona,ngjyra, forma,disenjo……dhe askund nuk ishte,asgje nuk kishte mundur te vendoste!Pa oren e alarmuar ,me nje dore vishej dhe me tjetren mori recepsionistin e magjepsur,nuk gaboi….ishte zeri i tij ….ju lutem,lajmeroni te nxjerrin makinen time ,nxitoj!Faleminderit!
Duke dale i dha buzeqeshjen qe ai priste dhe e shtyu deren me forcen dhe energjine e nje njeriu qe ka fituar gjithe boten!Ndihej me e lumtur se kurre!Dhe ajo ishte nga ata njerez qe e dinin mjaft mire se …lumturia ishte momentale,nje flutur bukuroshe qe lodronte prane hundes tende ,dhe ti ke te drejte vetem ta shohesh pa e udhezuar kercimin e saj ,jetoje !Thjesht adhuroje !
I hypi makines duke e lene si statuje personin qe i ofroi çelsat….nxitoj ,,thirri duke hapur deren e duke u bere ere.
Jane çmendur njerezit ….mendoi ai duke mbledhur buzet i çuditur.Por ajo tashme ishte zhdukur nga cepi dhe kishte marre rrugen kryesore per takimin me inxhinjeren e re.I ngjiti shkallet gati me vrap nga gazi i brendshem.
Trokiti dhe dera u hap vrullshem ……me fal …sapo percolla nje klient pak acarus dhe mendova se u kthye serisht ….gezohem qe ju shoh ,tha ajo duke i zgjatur doren,te me falesh per nervozizmin …..
Emma u ul ,por ishte sikur i hollen nje kove me uje te ftohte dhe i hoqen gjithe entuziazmin.
Nje kafe ,mund t’ju ofroj nje kafe ?…me duhet dhe mua ç’eshte e drejta ….buzeqeshi inxhinierja e zene ne faj per nervozizmin e saj ,te cilin nuk arriti te fshihte .Asgje nuk behet po nuk u qendrove ne koke puneve….u shfajesua ajo. Ka disa njerez qe ta bejne punen te veshtire me dashje …shtoi dhe buzeqeshi.

Emmes i shkoi pak zemra ne vend .
Ishte nje vajze e re inxhinierja ,por tepert e sigurt per vetveten ,pervec profesionalizmit me te cilin prezantohej dhe imponohej tek dikush ,ishte dhe ky seriozitet qe e bente te dukej me e madhe ne moshe ,por …mjaftonte te buzeqeshte pak dhe akulli shkrihej.
Jam gjithe veshe per t’ju degjuar ..iu drejtua Emmes pasi porositi dhe afroi karriken prane tavolines moderne .Nuk e kishte vene re ,ishte nje zyre mjaft e bukur ,mikpritese ,e dizenjuar me merak te vecante .
Keni ndonje propozim apo te bisedojme mbi dicka qe mund t’ju ofroj une ?
Emma hapi çanten dhe nxorri prej saj nje bllok te lidhur bukur me fjongo e rruaza .Me goje hapur priti perberjen ..kaq i vecante iu duk sa mendoi se ….vetem me nje plan ,nuk kishte te bente!
Kur u hap, vuri re pamje te ndryshme ndertesash.Mijera forma dhe ngjyra u hapen mbi tavoline .
Pasi kishte kaluar neper duar shume prej tyre dhe syte nuk po dallonin me … vuri doren mbi ca foto dhe thirri …..e pamundur,e pamundur te vazhdojme keshtu !Ketu ka per te bere jo vetem nje shtepi ,por nje qytet te tere dhe ne kemi vetem 1000 m katror .
Duhet te zgjedhesh …….cfare do nder te tera ???
Emma qeshi ……..nuk mund te zgjedh….i dua te teraa …te tera ne nje !Jam ,pak nga te gjitha keto!!
hahaaaaaa ….eshte e pamundur ,besome ,por ne mund te bejme dicka te perafert qe ….mund te ngjaje me ty,te kete po kaq ngjyra dhe forma sa karakteri juaj,te jete po kaq i larmishem .
C’eshte e drejta une punoj pikerisht ne kete prizem,shtepia i pershtatet njeriut i cili jeton ne te .
Mbas disa oresh vendosen qe linja ne te cilen ata do punonin te ishte dru i lidhur me gur .Emma u largua e kenaqur nga vendimi dhe mezi priste ta shihte te kryer!Mendoi se kishte bere nje zgjedhje te mire,arkitektia ,ishte e gatshme te bashkepunonte ,degjonte me vemendje klientin.U mbyll ,cdo gje ishte ne dore te saj ,Emma do merrte celsat diten e perfundimit .Akoma dhe kopeshtarin e gjente zyra dhe cdo punim tjeter behej nga aty.Ajo kerkoi nga Emma dokumentat e tokes,lejen e ndertimit dhe te tjerat i formulonte ajo.
Pa dale nga zyra ajo thirri pergjegjesin e punimeve……..uroj te kemi nje bashkepunim te kendshem dhe ju nje shtepi te vecante,uroi ajo kur u ndane ….e uroj,peshperiti Emmma,duke dashur te fshehte gezimin e brendshem nen nje buzeqeshje.
Gjithe keto mendime e kishin bere te harronte se ishte ne kopeshtin e saj dhe jo ne zyren e arkitektes qe tashme benin shoqeri te kendshme dhe bashkepunim te mirefillte .Puna e Emmes i kishte dhene asaj nje ide te re ,kishte menduar ta idealizonin ne nje linje te vecante kete ide dhe punonin shume mbi te.
Eva shkonte shpesh ne seminaret qe beheshin ne degen e saj ,ndiqte me interes cdo te re mbi materialet dhe format e ndertimit. Ndertesat e saj tashme kishin dhe dizenjatoren e tyre.Njerezve qe hynin ne shtepine e tyre ajo mund t’i ndihmonte me sygjerime mbi mobilimin e nje apartamenti me nje stil te deshires se tyre.
Keshtu benin jeten e tyre me te kendshme,me komode .
Ishte nje profesioniste e vertet,nje njeri i perkushtuar ndaj punes,klientit dhe kualitetit,cilesia e saj ishte vertet per te admiruar.Personi qe ulej perpara dhe kerkonte sherbimet e punes se saj,kishte prioritet dhe gjithe vemendjen e saj .Ishte nje …JU …i personalizuar pavaresisht nga kultura ,arsimi ,formimi apo prejardhja.Ajo ishte nje zbatuese e urdhrave te shijeve te tyre!
Mori vazot me lulet qe kishte nderruar para tre muajve dhe i nxorri me delikatese mbi tavoline ,ishin rritur ,disa kishin nxjerre dege te reja,keshtu qe ishte momenti i nderrimit te vazove .
Vila e saj ishte nje gershetim fantastik i drurit, gurit dhe ngjyrave .Ishte nje vile terheqese,e vogel por shume liturgjike !
Gjithcka e zgjodhi me shume kujdes .Per here te pare kerkimi i mobiljeve dhe sendeve te zbukurimit i jepte nje lumturi kaq te madhe .Ishte shume entuziaste ne kete kerkim.
Nuk i tejkaloi shume prirjet e saj minimaliste por nuk mungonin penelat e ngjyrave te ndezura me dekorimet e mundshme ne mure a jasteket qe te terhiqnin vemendjen ne siperfaqen e kolltukeve te bardhe,mos te flasim per muret e stolisur kaq hijshem nga panorama te zgjedhura me shume kujdes.
Kur hyri ne shtepi ,me perfundimin e rregullimeve te fundit te ambientit ,brenda dhe jashte ,beri nje feste te madhe ne oborr.Nuk u morr vete as lodhi njeri me pregatitjet por mori nje grup katering ……ishte nje mbremje fantastike.Miqte e saj u habiten me ambientin qe kishte krijuar .
Grupi i katering ….i kerkoi oborrin per ndonje rast te veçante,por ajo i refuzoi embel duke i thene se kjo eshte nje shtepi!!!!
Rruga qe ngjitej nga dera e madhe ishte plot qypa te medhenj te gjysem çare ose te çare ne forma dhe menyra te ndryshme ,ku ajo mbillte lulet e stines,ca te cuar e ca te rrezuar .I pelqenin lulet qe celnin dhe vareshin nga penxheret ne forme kamarash ,i pelqenin ngjyrat ,kombinimet .Kishte shkuar kastile ne nje qytet ne veri te Italise per te porositur pemet dhe trendafilat qe kishte mbjelle aty.Ai qe njihte nga kopshtaria do kuptonte shpejt se kish hedhur nje pasuri te tere ne ate ambjent te krijuar aq kendshem .Projektin e kishte marre nga nje kopeshtar ne Japoni .
Kishte nje shkallezim te bukur natyror perreth rrethimit te oborrit,lulet e saj lulezonin ne cdo stine sepse ajo kishte bere nderthurjen midis atyre qe kishte mbjelle prane njera tjetres ne nje menyre qe te kishte lule e shkurre te lulezuara ne cdo stine.Kete ia kish mesuar nje plak japonez ne nje nga kopeshtet qe i kishin bere shume pershtypje . Askund nuk kishte pare shkurre qe lulezonin si te marra ,pervecse te sajat ,lere kur çelnin lavandat e saj ,ishte nje mrekulli,sillnin ca grenxa por …hallall i tyre-
Dhe …nuk ishte pune e lehte te nderroje lulet e nje vile te tere ,duheshin dite te tera,lodhje dhe mund ,por …..ishte nje kenaqesi e vertete per te .Kjo ishte jeta e saj,kete kishte vendosur te jetonte,kjo i kishte munguar.Ndihej e lodhur nga dhomat e hoteleve dhe shtepite pa ballkone,ne ambiente te grizta …..keshtu eshte,kryeqytetet e medha nuk te japin shume mundesi hapjeje !Njerezit shohin pamjen ,veshjen dhe mendojne se e ndjek keshtu dhe nje ambjent luksoz,por nuk eshte gjithmone keshtu,jeta eshte e veshtire ne treg te huaj,duhet te luftosh pa pushim per te treguar se mundesh te perfitosh besimin e tyre.
Kaq here ne Paris kur largohej nga zyra….kthente koken pas ,kishte friken mos dikush e ndiqte e kuptonte se vendi ku jetonte ,aspak nuk kishte te bente me “bon tonin” e estetikes se saj te jashtme .
Me asgje nuk mund te paguante shumat e majme te qerave ne lagjet e njohura.Kishte mesuar te gjitha skutat ku hahej shendetshem,mire dhe lire …kjo ishte e rendesishme ,shpesh hante ne dore dhe vraponte per te kryer takimet e duhura,per te mbyllur kontrata dhe per te bere porosira,nderronte kepucet ne ndonje kthine para se te futej ne zyrat luksoze te dizenjatoreve te medhenj …nuk perballoheshin takat ne ecejaket e saj kilometrike.Jeta ne Art ,nuk eshte e thjeshte !
Mendime e lule …..lule dhe mendime .Kishte mbaruar njerin krah te rruges kur ra zilja dhe kuptoi se ishte
ora ta linte punen ,Dielli te binte ne koke per pak dhe nuk ishte me per ta perballuar ……hapi deren dhe u perball me te jatin.
Te kam sjelle dreken ,peshperiti ai ,kam bere peshkun ,ashtu sic te pelqen ty!
Ajo e perqafoi dhe buzeqeshi …..ik ne kuzhine sa te rregulloj keto vazo,erdha .
Them te shtrojme jashte,sot eshte nje mrekulli ,tha i jati .
Pse jo ….jashte e shtrojme .Ke Irmen brenda ,thuaj te shtroje tavolinen ne verande,i tha ajo duke e ndjekur me sy …..tani vinte me qejf ketu dhe mezi priste te hante ndonje dreke a te pinte ndonje kafe ne veranden e saj,kur nuk kish lene fjale pa thene per kete vend ……’’te mallkuar e ne fund te dreqit’’sic e quante ai.
Ajo buzeqeshi ….tashme ishte nje vend i panjohur,asnje lidhje nuk kish me te meparshmin !
Kishte hequr dorashkat dhe kishte veshur nje kaftan tjeter kur erdhi te perqafonte te jatin ……bie ere trendafili ,peshperiti ai.
Si tu dha qe erdhe sot, mendova se do flije gjume ngaqe me kishe thene se do shkoje per peshkim me shoqeri mbreme ne darke .
Peshku hahet i fresket kur kapet ,nuk mund te presi gjumin tim ,pastaj …..peshku do shoqeri dhe vere te mire ,gje qe ti e vlereson me shume se askush ,jo si yt vella ,i mire,flori eshte c’eshte e drejta poooooo …..qullash,kurre nuk e mesoi vleren e nje gote alkolike!
Nje, baba …..thame ….uroj mos ta teprosh me Merin ,Daviden e ca te tjere qe ju shoh te rrini tek Marku!Shendeti jot nuk mban shume abuz ,eeeeeee???
Mire ,mire ,me je bere me keq se jot moter,sa here me merr kete me thote …babaaa,perqeshi ai,kujdes me te pirin ,nipat e duan gjyshin te forte per t’i shetitur kur te vine ne behar…..ajo qeshi
E di,e di …peshperiti ajo ,por …tani me lejon besoj ,tha duke qeshur nen mustaqe.
Si jo …..vere shtepie ….kjo eshte nder me te mirat ,toskana,buzeqeshi ajo .
Emma ,ta ngreme per ty,per arritjet e tua kete dolli,jam i lumtur qe u ktheve ketu ,ndoshta tani kam shume me teper nevoje per ty se sa me pare !Tani dua nje shok zemre dhe ti je me i miri,qeshi ai duke kthyer goten e duke tundur koken lehte pas shijes se fresket te veres …….sic e dua ,e mbylli.
Kur ishte jot eme gjalle,nuk linim lokal pa shkuar.Kudo qe na thoshin se gatuajne mire dhe eshte ambient i bukur …..vrap.Asaj i pelqenin mbasditet e Veres per shetitje….pica ….vdiste per picat qe benin ketu perballe,donte te ulej ne lulishte ,prane shatervanit ,bente dhe nje xhiro neper kopesht dhe …..kepuste ndonje dege lule nga diku …..kete nuk e kam, xhan ,ku e kane gjetur keta ???dhe une beja rojen ….na vure bojen i thosha ,do na perzene !Le nam me ato dreq lulesh ,t’i blejme ku jane?
Po praaaaa ….po ska nga keto,ndryshe i merrja vete une,gjithe diten pazarit jam!E cuditshme nena juaj,mendjen per te blere,e papare …..nuk i ngelej lek ne xhep!Nuk linte pikture e lule pa sjelle ne shtepi !
Oborri ishte 30m ajo mendonte se ishte 300 !I donte te gjitha ngjyrat e te njejtit lloj ….nderkohe Emma qeshte me te madhe ……vertete,nuk te genjej,ti nuk e ke jetuar ato vite ,ishit ne Gjermani akoma .
Demokracia …..gje e madhe ,por ….mire ishim dhe ashtu,lemsh na bene dhe shajne komunizmin .
Ajo qeshte me lot ……..per idene o ba,per idene tende komuniste,po vetem tenden ama …….
Irma e degjonte dhe mundohej te kapte c’thoshte,dhe ai qe e pa e pyeti ,per te kuptuar ,a kishte kapur gje ….po ti Irma c’je ….s’je komuniste ti???
Irma buzeqeshi ….po,une komuniste me yll,peshperiti Irma …..Emma u shkri .Kete ia kish mesuar i jati i saj permendesh …
Shiko, shiko, dashke te me besh revolucion ne shtepine time !!!hahhahaaaa pak revolucione kam kaluar ne jeten time,dhe ky me duhet te me dale Irma me flamur !Hajt gezuar thirri ajo duke i pare te dy !
Pas nje pauze babai iu drejtua asaj serisht …pas kaq kohesh ketu ,ne kete shtepi,ne kete vend , si ndihesh ?
Si ne shtepine time!Kurre nuk jam ndjere me mire .Une kurre nuk jam ndare nga ketu shpirterisht,nje cope e imja ka qene gjithmone ketu dhe tjetra ….ka shetitur gjithe boten bashke me mua,buzeqeshi trishte Emma.
Pas ikjes se Rikut …..jeta humbi kuptimin .Ikja e tij ishte periudha me e veshtire e jetes time ,e papritur .
Isha mesuar te jetoja cdo gje me te,te ndaja cdo gje me te ,te jetoja dhe te vdisja me te ….keshtu e mendoja.Ti e di ,ai ka qene dashuria e jetes time …mban mend sa me flisje ,sa me udhezoje,sa here me thoshe se ai eshte nje rrugaò i pabindur,se nuk kisha asnje te ardhme me te.Por ….kaq shume e doja ate kryengrites sa as fjalet e tua dhe as lutjet e mamit nuk me benin te mendohesha!
Kokekrisur!Ti gjithmone ke bere ne koken tende,gjithmone ke qene e pavarur,e veçante,si ne shpirt ashtu dhe ne jete!Por e bukur …..gjithmone e bukur dhe misterioze…..pa asnje lidhje me nenen tende,te kunderta
Te kam ngjare ty !I bukur,pasionant,me shije ,egoist dhe kryeneç hahhahaaaa
Riku me thoshte shpesh ……Me ka mbire Xhani ne shpi !!!!!!!!!!hahahhaaaa
Te dua …..pavaresisht se je goca e kapos ,me thoshte Riku !!!!Sa me mungon dhe sa shume do doja te ishte ketu!Kjo ishte endrra e tij ….nje shtepi e jona ,plot femije ,plot njerez e lule ,ne nje koder te qete,larg zhurmave,prane qetesise.Dhe une jam ketu dhe ai ….mungon .Iku ,me la vetem ,nuk arriti as t’me pershendeste ,pa me thene !Riku im ,kryengritesi im i bukur!
Shpesh besoj se nuk jam kaq ateiste sa besoj …….ikja e tij ka te beje me hakmarrjen e tij ndaj meje!Kam filluar dyshoj tek mos besimi im ,a thua besoj???????Kaq besime dhe kaq menyra jetese qe kam pare dhe vijuar kane filluar ndikojne tek besimi im !Jam ateiste apo futem ne ndonje besim te papercaktuar sakte ,jam budiste,jo …hiduiste ….deshmitare,jo ….jam besimtare ….jo !!!!Por besoj ,besoj tek Gjithesia ,tek energjia e saj pozitive,tek njeriu dhe fuqia e krijimit te tij !Kam nje filozofi timen me te cilen perleshem e duhem njekohesisht.
Besoj se kemi ardhur nga kjo Gjithesi dhe perfundojme tek ajo serisht,jemi me miliona copeza te vogla ne te,energji!Dhe jam e lumtur qe jam formuar …..qe kam mundesine te jetoj kete eksperience,te qenit njeri eshte nje eksperience fantastike baba,ke mundesine te perjetosh me qindra ndjenja,ndjesi,shije ….miliona shije,zera, te degjosh mijra tinguj,miliona kenge ,te thuash mijra fjale e te shohesh kaq shume njerez te ngjashem me ty,por kaq te ndryshem ne realitet,te shohesh krijimet me te bukura nga mendjet dhe duart e njeriut,te udhetosh nga lart ,si ne enderr e te shikosh figurat perrallore qe formojne rruget naten ,forma dhe struktura,natyre ….te shikosh dhe te mbushesh qenien tende me bukuri te tille globale .
Pasuria ime,kjo eshte pasuria ime !
Plaku çoi goten tek degjonte i mahnitur te bijen …..jam i lumtur per ty!!!!!
Ti ke arritur gjithcka ke deshiruar duke luftuar .Nuk te ka mekembur asnje situate,asnje veshtiresi ….vetem ne mes te nje furtune. Shume here ,nuk kemi pasur as mundesine te te kurajojme ose te perkedhelim per te hequr vetmine dhe lodhjen.Mbaj mend ne ikjen e Rikut ……kaq dhimbje,kaq lote,kaq vetmi dhe trishtim !Kur te ktheva kurrizin ne ate aeroport …mallkova gjithe historine e shtetit tim te pafuqishem per te mbrojtur qeniet e tij,te pafuqishem per te vendosur dhe reaguar ,te dobet ashtu sikurse une ndaj teje….te shihja dhe nuk mund te beja asgje per te bere te buzeqeshesh .E dhimbshme!Te ktheva kurrizin dhe nje dhimbje e forte me theri ne zemer,per momentin mendova se do ngelja aty ,ne ato shkalle,por …ishte per pak …ngjita shkallet dhe lash pas nje figure femre ,si nje selvi e heshtur!
Ishte e vetmja gje qe jeta nuk do doja kurre t’me merrte !Nuk me dha femije ,femije te tij ,perse ma morri??
Me mire te me merrte duart ose kembet,ai do ishte aty,do ishim bashke,kurse keshtu me morri gjysmen time,jeten time .
Nuk dija te beja asgje dhe gjuhen nuk e dija mire,kur iku e me la vetem.
Mendonte te rrija ne shtepi,donte nje shtepi te ngrohte,te paster,qe kur te vinte i lodhur te isha aty prane tij per ta çlodhur ,donte te isha e bukur,mos te lodhesha ne larjen e shtepive te huaja ,donte nje familje …….ndaj dhe nuk me linte te lodhesha ,priste,çdo muaj priste,enderronte,por me te gjitha vizitat dhe kerkimet nuk kishte dicka te dukshme .nje dite para se te ikte kishim biseduar per nje mundesi ndermjet mbjelljes,atehere sapo kishte dale kjo mundesi ,jo dhe me shume sukses ne fillim,por ….ndoshta.E mbaj mend si tani,fluturonte nga gezimi,ishte i lumtur!
E percolla dhe e shtrengova fort …. me pa ne sy thelle e me premtoi nje dashuri te perjetshme !
Iku dhe me la pas mua ,nje kufome qe shkonte e vinte neper zyra .As nuk e di si kane ndodhur gjerat,i kam fshire ,thjesht mbaj mend ate zile te forte,te prere ,te ashper pas dy oresh ,dhe para meje pronari i tij .
Duhet te vish me mua ……vishu,Riku eshte ne spital ,keq,ka pesuar nje aksident ne pune ….te lutem,shpejt,nuk ka kohe.
Dhe qielli u permbys brenda meje,dhe toka mu mblodh ne gryke dhe donin te dilnin shplaknat nga goja por ……nuk kish kohe.C’me thote??? mendoja tek vishesha,çfare thote….per ke flet????
E pashe ……atje,fashuar mes qindra fashosh dhe tubash ,me dhjetera doktore mbi te dhe ….shpertheva ne denesa pa fund,ishte nje sekonte ,aspak me shume …..doktoret po dilnin dhe njeri u drejtua tek ne, tundi koken nuk mundem te benim shume,me vjen keq !
Nuk eshte e mundur ,jo ,nuk eshte e mundur!Duhet ta shoh ,dua ta shoh,doktori ktheu koken nga burri qe ish prane dhe diçka u nenkuptua pasi infermjerja me drejtoi per tek dhoma ……ke pak minuta ,pas pak duhet ta marrim !
Kjo ishte ……………..jeta e tij ,nje vize qe shuante dhe shpirtin tim.I vura veshin tek buzet dhe doja t’me fliste …..me thuaj dicka ,me thuaj !!!I shtrengova doren fort …dhe e mblidhja te shtrengonte timen ….e pamundur!!!E pushtova .Doja te vdisja dhe habitesha …..si nuk mundesha ,si nuk pushonte zemra ime me te tijen???Ne ishim nje!!!!
Ja qe nuk qenka keshtu,une do jetoja !Do jetoja me gjithcka te tijen dhe per te.Shpesh me thoshte ,ti mos u shqeteso,kam menduar une per ty!Ti do jetosh si princeshe,nuk do te mungoje asgje!
Ca dite pas homazheve me thirri ne zyre pronari i tij .Te gjitha ishin paguar nga ata .Riku kishte menduar per te gjitha dhe pas ikjes se tij .
Pronari me zgjati nje karte bankare,eshte e tija ,ashtu sikurse dhe disa gjera te tjera personale ne nje qese,bashke me keto tha.
Keto ,beri me shenje nga karta ,mund t’i harxhosh per nevojat e tua te perditshme,por Riku humbi jeten ne pune dhe sigurimi keto dite ben letrat per demshperblimin e jetes se tij ,lotet i mbushen syte ……e kishte me te vertete,me te vertete mendonte se mund te me paguante qenien e tij ne leke,mendonte se mund te ma jepte pas??????Nuk kisha fuqi as te reagoja,tek dera me tha …..ndjej pergjegjesi per ju!Mund te vini te bisedojme per cfare do lloj problemi ,ju mirepresim bashke me Ollgen ne shtepi.
Ishin njerez te mire ,shume te sjellshem ,por mua nuk me kthenin mbrapa njeriun tim!
U mbylla e qava,i thashe e i thashe ,por ….asgje nuk ndryshonte.
Pas shume muajsh vendosa te flisja me dike dhe keshtu fillova te takoja nje psikologe qe per fat fliste gjuhen time,ajo ishte llotaria ime,pas gjithe atyre gjerave qe Riku kishte vendosur te bente per mua.Njeriu nuk duhet te jete negativ ndaj ndihmes,pa te ….nuk do isha ketu sot,nuk do isha une .Me vitet kuptova se Riku eshte me mua se une dua te jete!
Jete-jete ,fytyra-fytyra, thote i dashuri im i letrave Xhevahir Spahiu.
Babaaa ….peshperiti ajo embel tek e pa qe e ndiqte pa fryme ……ka ardhur ora te leme tavolinen dhe te dalim ne sallon,faleminderit per dreken tende fantastike !Po deshe mund te marresh nje sy gjume,dhoma eshte gati ,ke dhe nderresa po deshe.
E di ….dhe po shkoj ,u plaka …..dhe e ngrena me lodh tani …shtoi ai i menduar tek i buciste ne koke rrefimi i se bijes.Sa here i largohej kesaj bisede por sonte ….nuk iu shmang dot …ndoshta isht dhe nje clirim.ajo kurre nuk kishte folur per kete copez te jetes se saj si sonte ….i dhimbte akoma.
Ne sallon jam per çdo gje,i tha ajo .
Mori goten e saj dhe u drejtua per ne divan ,ishte fresket,shtepia e saj ishte ndertuar sipas nje sistemi te ri ekologjik qe ndihmonte ajrosjen dhe temperaturen normale te ambientit ne dite te nxehta si kjo!Pranvera ketu ishte e fresket si Vera ne Veriun e Italise .Druri ka veti te mbledhi egrasine e ambjentit gjate diteve te ngrohta e ta leshoje ate ne ditet e thata,duke bere balancim perfekt pa nderhyrjen tone.
Ne kontrast me ngjyrat e jashtme ambjenti brenda ishte i ndryshem ,ishte i bardhe ne gri ,me ca penela ngjyrash qe i jepnin orkidheat qe i shihje ne pervaze dhe cepa ku kishte tavolina me foto nga momente te ndryshme te jetes se saj.Kujtime,udhetime,suksese…..i kaloi prane dhe kaloi doren embel mbi foton e tij ,pastaj e afroi tek buzet.Kishte mall …….kujtime,por …..kaq mall !!!
Vajza e vogel e ndrojtur qe morri rrugen me te nje dite dimri ,kish ngelur thjesht ne kujtese.Ajo vajze rebele e akuzuar nga te gjithe per guximin e saj te paskrupullt ,ngeli nje vegim ne mendje .
Askush nuk dinte kete pjese,perveç saj,perveç tij …..ai ishte me te dhe morri persiper jeten e saj ,mbrojtjen e saj ,shpirtin e saj .Heshtja e tyre ,misteri ,fajesia dhe shfajesimi brenda tyre,mes tyre .
Ajo nate qe kaluan kufinjte e frikes ,te ngurimit,te lirise qe akoma nuk kishin kuptuar sakte ku qendronin ,u shuan ,u zhduken.Me ikjen sebashku mendonin se do sfidonin shoqerine,zhurmen,mentalitetin ,opinionin,donin te vertetonin se mundeshin ,por ….asgje me shume se kaq nuk dinin.
Nje aventure,keshtu ishte per ta,nje sfide ,por asgje nuk dinin per rreziqet e saj.Ata thjesht donin te jetonin sebashku,ne nje jete te lire,larg atyre qe nuk pranonin kete dashuri.
Te lire???? ….sa per te qeshur!!!
Nje nate u nisen drejt erresires ,si gjithe te tjeret ,me nje cante rrobash,nga e cila ajo kishte hequr librat dhe kishte marre nderresa .Ishte vetem nje adoleshente dhe ai nje student i vitit te fundit ne arkitekture .
Dikush i kishte thene se nje grup studentesh niseshin sonte me nje udherefyes,do ecnin disa ore dhe
matane kufirit i priste nje makine,per ca kohe do qendronin ne nje shtepi derisa te pajiseshin me pashaporta fallco me te cilat mund te leviznin lirshem per tu larguar per ne Gjermani ,atje donte te shkonte ,endrra e tij ishte te vazhdonte shkollen ne Mynih!Endrra e tij ……jetime.
Piu veren e fundit dhe la goten mbi kuzhine,me boshllekun qe krijonin kujtimet ,me zemerimin qe i mblidhej kur ato i zinin pjese ne shpirt ,i uleshin kembekryq para oxhakut te saj dhe fillonin i tregonin ……ishte ora me e veshtire qe mund te kalonte.Nuk i donte keta mysafire te eger.Keta i shqyenin ate pjese kujtese ne mijera copeza,jetonin me gjakun e tij dhe ajo nuk donte ate kujtim .E vriste ,ndaj u cua……
Kishte mjaft pune ….duhet te punonte.Kishte ne dore orendimin e dy Hoteleve te medhenj ne dy qytete te ndryshme bregdetare,pune sos ….nuk priste!Aty punonin dhe naten ,keshtu qe shume shpejt do duheshin dhe ato qe ajo kishte modelizuar per ta …..ahhhh per pak desh harroi…..u nderrua ,morri celsat dhe tek dera i tha Irmes se kishte nje takim qe kishte harruar…kujdes babin!
Mos ki merak ,buzeqeshi ajo,bejme shoqeri te mire bashke!
S’ju kam merak ,peshperiti duke mbyllur deren .
Nxorri makinen nga garazhdi dhe i dha gaz per te arritur oren e takimit .Sapo hapi deren e madhe hodhi syte nga shtepia ne krah,por ……s’kish pare makinen qe i vinte nga lart dhe nje goditje tronditi gjithe boten e saj …..e kishte humbur krejtesisht,as nuk po kuptonte ku ishte .Dikush hapi deren ,por nuk arrinte te shihte qarte.
Zonje ….me falni ,nuk kuptova ,jeni mire ,si ndiheni?T’ju ndihmoj te dilni?Ju hemoragjisni …..zonje,me degjoni ?
hemmmmmm …..po poooo ju degjoj …po ju ,nga dreqin u gjendet ne kete vend,nga qielli rate ???ketu kurre s’ka asnje kembe kafshe dhe jo njeriu !!!
Ai buzeqeshi …kjo do te thote qe jeni mire dhe i keni katermbedhjete,buzeqeshi ai.
Mire mire por me ndihmo te dal ….i tha ajo duke i zgjatur doren …kishte nje pamje qesharake dhe ai mbahej me zor qe mos te qeshte …..syzet e diellit i ishin kthyer ne fasho te njerit sy,i dukej vetem nje sy dhe ajo vazhdonte dhe fliste duke pare demin …..kaq vite ne mes te remujes ,pa aksidente, dhe te vi ketu ne djall ….te bej aksident!!!!kjo ska b… desh i shpetoi asaj tek pa shtrember me syrin e hapur ate ….. ku te rrije shtoi!!!
Keto rregullohen,llamarina jane por ju duhet te qendroni pak se keni nje plage,duhet te shkojme ne spital …
Cfare ???thirri ajo duke pare te panjohurin qe deri atehere nuk kishte pare mire …..siiiii ju????u habit ajo duke u kujtuar te hiqte dhe syzet .
Atehere ai qeshi …..cka per te qeshur ??pyeti ajo….
Ju …jo, dmth ju kishit marre nje pamje shume qesharake me njerin sy te mbyllur ,ngjanit me nje pirate .
E ku i dihet …ndoshta jam ! tha ajo pasi e pa dhe njehere mire ….maaaaaa qenka shume me terheqes nga afer dhe shume me i ri ,mendoi .
Shoh qe makina juaj ka pesuar nje dem te vogel ,imja eshte me mire ,keshtu qe shkojme me te deri ne spital,si do qe te jete nje kontroll duhet .
Mos kini merak …nuk jam kaq delikate joooo…beri ajo te futej serisht ne makine,por i panjohuri shtoi …e kam shtepine ketu prane …..mund te shkojme atje te pakten ta pastrojme e te shohim demin …
Tek po hynte ajo leshoi nje psheretime dhe u plandos ne sedilje ..
Zonje ..thirri ai i shqetesuar …si ndjeheni?
Sic ishte e plandosur me nje sy pak te hapur per ta pare me mire reagimin foli …..nuk ishte mendim i mire ikja….
Atehere ….lere te mendoj une …..ai i futi duar duke e ngritur ne krahe ….mos u shqetesoni,nuk jam keq beres, pohoi ai .
Aq me mire , mendoi ajo dhe brenda saj buzeqeshte ,iu kujtua historia e skiles qe bente si e ngordhur kur e kapte roja ….nje skile!Nje skile ishte udherefyesja me e mire e nje femre!
Hapi deren dhe erdhi e morri ne krahe serisht per ta cuar ne sallon ,pavaresisht se ajo ngulmoi te ecte vete …jeni paciente per sot,qeshi ai.
Kishte krahe muskuloz.E ndiente prekjen e tyre te forte ,te sigurt ne trupin e saj .
E leshoi delikatisht mbi divan dhe pasi i coi kembet mbi nje jastek ,filloi t’i hiqte balerinat .
Faleminderit ,jeni shume i kujdesshem,gje qe une nuk duket te jem .
Ai nxitoi per ne kuzhine dhe u ndodh aty me pambuk dhe alkol ….do te djeg pak,por duhet te shohim cka ndodhur ….ajo qendronte …si i bukri shejtan ,sic thoshte nje mike e saj e dashur.
Kishte shume kohe pa pasur perkujdesin e nje mashkulli dhe po i pelqente kaq shume …..keshtu jeni gjithmone ..i doli zeri asaj ….ai e pa dhe buzeqeshi …ndoshta,perse?
Joooo ……qe ta di,po qe se je …..te perplasem serisht,ai qeshi me te madhe ……
Po ju ,kaq humor keni gjithmone ,qe mos t’ju le te ikni me ….me duhet nje doze e forte humori ne jete!
Me duket se fillon e afrohet endrra drejt realitetit me shpejtesine e drites ,mendoi …pastaj tundi koken per te larguar mendimin.
….je plake per lojra te tilla e dashur!!!!Shoi bythes fort ,pi ndonje caj te ftohte dhe mos u hap shume ….i terhoqi vemendjen vetes,sport i rende ky per ty!!!!!!
Cfare mendon ? ……nuk eshte gje me rendesi ,do shpetosh …qeshi ai duke e pare mendushem.
Ku ta dish o i zi c’mendoj?!Shyqyr qe nuk ka shpikur cifuti ndonje aparat qe te sheh mendimet!!!!…..mendoi duke shtuar..e di,e diiii ,jam e sigurt !Mall i mire …qeshi ajo.
Tani besoj se je gati per te pire dicka ,apo jo?
Po,po …ndihem mjaft mire ,beri ajo te cohet …
Jo,jo ,nuk ju thashe se mund te coheni,thjesht ,mund te qetesoheni dhe te pini dicka ketu ku jeni …
Po me duket vetja si ne Divanin e psikologut….deshmoi ajo.
hahaaaaa u degjua e qeshura e tij e forte nga kuzhina ,ide e mire kjo,ku e gjen ,njerezit paguajne shume shtrenjte nje seance.Shfrytezo rastin,ketu e ke falas …..ndoshta me ndihmon dhe mua,une besoj tek terapia ne grup .
Je tip simpatik dhe po me ben te harroj se para 5 minutash desh hapa koken ne nje incident qorri ,pohoi .
Aty u kujtua te hidhte nje sy rrotull …..shtepia juaj kjo? pyeti.
Jo,por ….besoj se do behet shume shpejt sipas te dhenave ,tha ai duke i zgjatur nje gote me nje leng qe i kujtonte karroten me molle ….po ,po ajo qe mendon eshte,do ju coje ne kembe menjehere …..qe thua,me pelqen ketu,qetesi …
Po ju,si u gjendet para kembeve te mia , ketu eshte ashtu sic thoni dhe ju ….gur per te care koken …nuk gjen….dhe jo,ju …nenkuptoi ai !!!! !
Po ja qe ju ishit …tha ajo,dhe sic shoh shume shpejt,fqinjet tane do shtohen !
hahahaaaa qeshi serisht ai ….e uroj !
Jetoni ketu,pyeti .
Mire paskam menduar …..qorri!As nuk me ka vene re ,e une e gjora plasa duke regulluar floket e duke nderruar kaftanet,arrita te vesh dhe nga ata me pasqyra kush e e di ……se ndoshta mund ta verbonte ndonje pasqyre,dhe ku ta dija ……futja nje me makine… dhe ja tek e ke te te marre dhe ne krahe biles ….
…..thate gje ??? pyeti ajo shkujdesur duke dale nga pusi i mendimeve ..
jo,jo,po thosha se ky vend ,eshte i qete ,plot ajer,drite dhe diell!
Ky vend ….eshte i bekuar ,shtoi ajo tek e shihte sikur donte t’i thoshte …..sepse ju jeni ketu ,por u permbajt ….rezil po behem,a thua se nuk kam pare mashkull me sy kurre!Por krahet e tij i shkonin dhe i vinin ne mendje,dy krahe te trashe e te forte si litare celiku…..po i prishnin mendjen si cuperline.
Esmer ,me floke te thinjur te prere shkurt,me trup sportiv te lidhur….nje artist i vertete…..c’Klunei me thua???!!!!!
Dmth …ju keni vendosur qe do banoni ketu ,pyeti ajo,si pa interes.
Po ,c’eshte e verteta une,qe ketu jam por kam shume vite qe jam larguar,kjo eshte shtepia e vellait tim.
Pas vdekjes se prinderve i ngeli atij,por dhe ai ka shume vite larguar ,femijet jane neper shkolla kane jeten e tyre aty ku jetojne keshtu qe ata kane vendosur te jetojne atje e t’i mbeshtesin .
Gjerat marrin rruge tjeter nga ajo cka ne mendojme,shpesh …..kushtet nderhyjne per te bere zgjedhje te tjera nga ato qe deshiron …
Por shoh qe kjo shtepi eshte e rifreskuar …..kaq afer meje dhe nuk kam pare asgje …u cudit ajo.
Kjo ndodh se pse ketu nuk ka jetuar askush,kjo ka qene e mbyllur ,para pak une dergova dike qe punoi ketu dhe beri kete qe sheh ,keto dite kam filluar e mobiloj thjesht per te pasur dicka te ulem ,si fillim.
Per cudi kopeshti eshte i lulezuar i shpetoi asaj …
E paskeshit vene re ….atehere …u habit ai ….po,ajo eshte gjeja e pare me te cilen jam marre,me pelqen natyra dhe dua ta shijoj me shume jashte se brenda kete shtepi fshatareske si dhe natyra ime ,qeshi ai.
Kush do ma thoshte, tha Emma …se ne kete fshat te humbur ,do gjeja nje njeri si ju?!
Po ju,me rastin ,si u vendoset ketu,se e kuptoj qe nuk jeni qe ketu ,mos valle dhe ju iu solli ketu nje zhgenjim ??? hulumtoi fytyren e saj ai ….ajo shtangu …perse e thua kete dhe kaloi doren lehte mbi fytyre…kaq e vetmuar ju dukem??
hahahaaaaa …jo,jo aspak nuk ka te beje me nje konstatim ,thjesht me nje impresion duke e matur me veten.
Bahhhhh une nuk jam nga vendi i zhgenjimit,une jam nga ana tjeter e ketij vendi…..nga injorimi i zhgenjimit,jam pjelle e pozitivitetit ,e entuziazmit dhe jetes!Me pelqen jeta dhe nuk le asgje qe nuk me pelqen te preki qenien e saj,nqs ndodh,kam nje makineri timen qe perdor per te kaluar mbi te!
Atehere ……do ma tregoni dhe mua te fshehten tuaj…..eshte momenti i duhur .
Me duket se do behemi miq te mire ne te dy ….theksoi ajo ,por ato qe nuk tha ishin se …..do donte dicka me shume ,nga ata sy te ndritshem ne qeshje por qe fshehnin ne zemren e tyre ate melankoli qe jo te gjitheve i shkon .
E uroj,une shoqeri dua ,tha ai i kenaqur.
Sigurisht qe po,por tani duhet te cohem ,ka me shume se nje ore qe i kam lene dike t’me prese ..
Ah …..me falni,nuk desha te ndodhte kjo,serisht ju kerkoj te falur!
Asgje buzeqeshi ajo.
Jeni e sigurt qe jeni ne gjendje te shkoni,mund t’ju coj,nuk kam ndonje pune urgjente.
Faleminderit,por ndihem mjaft mire,mikseri beri punen e vet,mundem .
S’me ngelet vecse t’ju uroj diten e mire dhe t’ju falenderoj per kujdesin,per cdo dem mund t’me drejtoheni ,shtepia ne koder eshte e imja……ahhhhhhh …beri ai sikur dicka kujtoi ……he te shkreeeeeten ,me ne fund…..une jam ….ajo!!!!!!!!!
U zhduk furi nga kthesa dhe pas la pluhur dhe mendimin e njeriut qe as emrin nuk i mesoi se ….kjo rruge duhej shtruar se shpejti!

PS:Vashdon në kapituj të tjerë ….Valbona Duraj