Search
E enjte 21 Shtator 2017
  • :
  • :

Emma-pjesa 3

***

Kjo periferi ishte nje nder vendet qe pak preferonin ne kohen kur ajo zgjodhi te vendosej ketu,ishte me shume nje vend fshataresk,akoma dhe i jati ishte kunder ketij mendimi te saj mbi ndryshimin renjesor te menyres se jeteses,por ajo ishte e sigurt se kete donte te bente ,mjaftonte qe i jati te interesohej gjate kohes qe ajo te ishte akoma jashte shtetit me pregatitjen e kthimit .
Ishte nje femer qe kishte jetuar me shume se gjysmen e viteve ne vende te ndryshme te Evropes,nje kosmopolitane,nje njeri i mbushur eksperience ,suksese ,ngjyra ,por mungesa e qetesise here here e ngacmonte,deshironte nje vend qe te ishte i saj,pa zhurmat e qytetit,pa smogun mbi pallatet e larta……qetesi,pak qetesi dhe meditim,per vete ,vitet dhe miqte e saj te cileve kaq pak kohe i kishte kushtuar .Ishte ne mes te  -etave te saj  ,por …ndihej e lodhur nga jeta  plot zhurma e levizje,nga ecejaket drejt njerezve qe asgje nuk kishin per te dhene ,por ajo mendonte se dicka do merrte,qofte dhe nga ajo pak qe ata mundeshin t’i jepnin.Jeta e saj nuk ishte e thjeshte,e njihte mire konservimin e saj .
Sa here mblidheshin me miqte  ne klubet e tyre te preferuara ,ata e qortonin …….humbe,si pare e kuqe!….dhe ajo qeshte dhe i perqafonte me rradhe .Por kjo ,nuk ju ben te mos besoni ne mungesen tuaj tek une ,i thoshte shpesh.Ju jeni fryma ime,energjia ime.Kur vi tek ju ……jam une.
Ata ishin nje pjese e jetes se saj ,gjithkush mbante nje moment,nje permemorje ish shkruar ne ta .Ishin pjese e rruges ku kish ecur per tere keto vite,ishin ca nga ata qe e kishin shtyre per me tutje ne ato momente kur njeriu mendon se …nuk ka me poshte …ishin ata qe ajo i kishte nxjerre nga nje situate e veshtire ne nje fare menyre ,por ata nuk e kishin harruar per tere jeten ,si Dani ai mik i mire e i vyer ,qe nuk harronte kurre te pyeste e interesohej per te ,dhe c’kish bere per te?…thjesht e kishte shoqeruar ne stacionin qendror te trenave ,kishin prere sebashku nje bilete dhe e kishte shoqeruar ne pritjen e  trenit per disa ore .Duke mos pasur dokumenta nje mashkull i vetmuar eshte pre e syrit te brishte te policise dhe zinxhir i dobet ndaj nje kontrolli ,qe ketu nuk mjaftohej ne shikim dhe paraqitje te jashtme .
Per te rreziku iu duk i paket ,por Dani qe njihte mjaft mire kete rrezik me ekspuls po ta kapnin pa dokumenta atehere ,nuk e harronte kurre ,dinte se pergjegjesia mund te binte dhe mbi te qe e shoqeronte,deri ne akuza te renda,por ….ishin me fat dhe tashme shoke dhe miq te mire .
Keshtu ishin zgjedhur miqte e saj ,jeta ia kish sjelle prane ne situata te tilla provokuse deh i kishte lene aty pergjithmone .Kurre nuk e kishte zhgenjyer intuita per ta .
Por ….i takonte kaq pak te dashurit e  saj .
Vertet kishte nje pune qe shumica e kishin zili ,por kjo pune hante mishrat e saj,moshen,gezimin personal,kohen ,si pa kuptuar dhe i jepte si nje kore  gezimin profesional.
Pikerisht kjo menyre jetese e vinte ne mendime dhe me c’degjonte rrotull mbi veshtiresite qe hasnin te tjeret ne qytetet e tjera te vogla, kishte filluar te besonte se rrjedha e jetes kishte ndryshuar dhe po ndryshonte shume shpejt.Besonte se njerezit me kohen do fitonin serisht respektin ndaj tokes dhe atyre qe ajo i jepte.
Ajo besonte se nje mbijetese ,ne nje te ardhme te shpejte,do ishte kjo …….punimi dhe shfrytezimi i te mirave natyrale,pa e ofenduar dhe diskriminuar ate …pastaj …ne kemi nje Natyre kaq te bukur …ma kaq te bukur e pasur!
Gjerat ne Evrope po ndryshonin rrufeshem,kishte filluar kercitja qe shume axhenta te vogla po i renonte e po i kthente ne mbetje ,bankat kishin filluar te mos ishin kaq zemergjera me klientet e tyre te mesem e te vegjel dhe kjo conte ne konfuzion e depresion shume njerez,shitjet ishin ne renie.Te gjithe ata qe kishin pak mend ishin ne kerkim te tregjeve te reja te punes .Dhe treg i ri ,ishte prodhimi i vjeter .
Rrotull shihte fytyra qe turturonte stresi i kesaj pune qe cdo dite e me shume binte ..nuk donte te kthehej ne nje karikature te vetvetes,duke vrapuar si e cmendur dhe e pa shprese ne dyert  qe shpesh te perplaseshin ne fytyre pa meshire.Ne bisedat me koleget shprehte shqetesimin e saj ,por ata gjithmone i rreferoheshin sigurise se shtetit te tyre zemergjere me qytetaret e tij ,por ajo nuk e shihte keshtu ,zemergjeresia duhet te ishte ndaj te gjithve qe gjerat te shkonin mire gjithku,bota nuk ishte kaq e madhe ,per te bere dallime te tilla .Politika e ketij shteti ishte e rrepte ,ndoshta per kete gjendeshin ne vendet e para ,por nje renim i fqinjit ishte dhe renia jote ,besonte ajo.Pastaj …kjo politike …kriza e shteteve fqinje rrotull Mediteranit ,perse pikerisht keto? Donte t’i ndihmonte apo ne te vertete t’i renonte keto vende kjo superfuqi?
E kishte vendosur ,do bente ate qe i thoshte instikti i saj ,ajo e besonte ate .Instikti i njeriut eshte i lidhur ngushte me Natyren ,eshte pjese e saj ,keshtu qe duke pasur te njejten gjuhe mirekuptojne nevojat e njeri tjetrit duke nxjerre ne pah zgjidhjet.Dhe ajo besonte se prodhimi i dale nga duart e njerezve do ishte vlera kryesore ne te ardhura,e ardhmja e vete njerezimit.Kultivimi dhe vleresimi do ishin shpetimi .Te tjeret talleshin me kete mendim te sajin,aq me shume me zgjedhjen ekologjike,mjedisore.
Por………lidhja e saj me natyren ishte ajo fije e padukshme qe e lidhte me femijerine e saj,lidhja me ate shtepi te vogel ne koder,e rrethuar me shume peme dhe shume lule,gjyshi dhe gjyshja e  saj tek rendnin ,njeri pas kafsheve te pakta qe kishin ne nje vend  pas shtepise se tyre dhe tjetrin tek prashiste a ujiste kopeshtin ne ane te lumit.E kishin mbjelle me te gjitha te mirat e botes,sic thoshte nena e saj e mire.
Lumturia me e madhe ishte kur futej mbasdite mes domateve dhe i vinte nje ere karakteristike e tokes se lagur,e domateve qe kuqelonin,e kastravecit te njome ……sa here i sillte ne kujtese keto aroma,buzeqeshte dhe ndihej kaq mire ,si atehere kur e vogel shetiste me vrap ne oborrin e shtepise se gjysherve te saj  .
Ishte e vendosur!
Donte te jetonte ne fshat ……dhe le te thoshin te gjithe te tjeret ……eshte larg qytetit!Nuk eshte vend per ty!Nga te erdhi kjo ide???? …..i tha nje shoqe …..atje ka miza,mushkonja dhe ere te keqe dhe insekte te cuditshme qe te futen naten ne krevat !…..ajo qeshi me te madhe kur e degjoi ,por ,asgje nuk e tuste!
Ndoshta nuk ishte reale kjo ,por nuk e tuste.
Profesionalisht kishte arritur ne nje pike qe mund te jetonte mjaft mire ne cdo vend ku mund te hapte nje aktivitet mbi ate cfare ajo tashme dinte te bente.Nese ky vend do ishte ne Shqiperi ,per te ishte nje lehtesim ,nga ai kerkim i perhershem drejt qetesise dhe ngrohtesise ne gjirin e familjes.Jashte gjeti shume,por kurre ate ngrohtesi qe te fal familja dhe njerezit e tu te dashur ,pastaj…….ne shqiptaret jemi ndryshe,jemi njerez te ngrohte ,te gjendur per njeri tjetrin ….na pelqejne kafet e gjata,llafet ….e gjata ,mendoi !Dhe ky zbukurim i situatave ….qe kurre nuk i mungonte .
Kur pa vendin ,ishte akoma nje koder e vogel e zhuritur nga dielli.Djathtas kishte nje rruge qe te conte per lart,tek hyrja po ashtu nje rruge ,por askund kembe shtepie ,pervecse ne nje kodrine tjeter,ku ishte nje vile e verdhe qe vetem catia i dukej nga pemet .Ishte shume ngrohte dhe u habit qe nen rruge kishte nje lulezim te cuditshem ,gjelberim me shumice,ishte dhe nje sere e mbuluar me xham  ,nuk arriti te pyeste te jatin dhe ai i tha se aty kalonte nje lume ,gje qe bente me te lehte funksionimin e derdhjeve te hidrosanitares.
Vendosi ta shihte dhe nje here te dyte me nje inxhiniere ,per nje mendim me profesional dhe aty ishte qe perforcoi me shume mendimin.
Eshte nje zgjedhje e mire dhe teper e lire per momentin ,tha ajo….qytetet do hapen,gjithcka ketu do jete nje mrekulli,per 20 min mund te jesh ne cilin qytet te duash ,sikurse dhe ne det,por ….ka nje problem …..burokracia .Ketu jetojme ne ligjin e njohur te tregtise se  nen dores.
Po munde te nxjerresh lejen me ndonje te njohur mire,ndryshe,do rrotullohesh shume kohe duke pritur ne korridore .
Une nuk kam shtepi,tha ajo,jam e pastrehe ,kjo eshte shtepia ime e pare ,si emigrante qe kam qene ,pastaj duhet te kete nje fare lehtesie dhe per ne per riatdhesim,buzeqeshi !Nuk kam ndermend te paguaj askend, dikush duhet te coje zerin e te beje hapin e pare .Ajo qe me takon me ligj ,do behet e imja po ashtu,nuk kam ndermend te kthehem ketu e te paguaj ….jam ne vendin tim,me takon nje cope toke dhe nje cati mbi koke si cdo qytetari te ketij vendi ,do paguaj per te dhe per cfare eshte e ligjshme te paguhet, ,mjafton .
Po,por ketu  hmmmm pak e  veshtire te respektohet kjo gje,pavaresisht se duhet,kruajti zerin inxhinerja .Megjithate,mos te tutin problemet,ne fund do e pranojne ,keshtu ndodh ,vecse vonon.
Sa per zgjedhjen ….
Ka shume njerez qe mendojne si ju,jane te lodhur me veshtiresite e rritjes se femijeve ne ambjente te mbyllura dhe plot smog.Kohet e fundit gjithmone dhe me shpesh me suprizojne zgjedhjet e disa njerezve qe mendoja se kurre nuk do zgjidhnin te jetonin jashte qytetit…..dhe nuk flasim per njerez te perditshem,po per te njohur, te cilet ulen perballe meje dhe me kerkojne mendim,jam pozitive ne kete menyre zgjidhjeje te jeteses!Duke jetuar dhe jashte ,nuk me ben pershtypje kjo menyre,jashte njerezit zgjedhin me qejf periferine,vertet kushtet ndryshojne,por shume shpejt kjo do ndryshoje.ketu ke mundesine e ajrit te paster,te afrimitetit me Natyren,te hapsires dhe punimit te terenit sipas deshires,ka shume perparesi.Plus qe cdo dite e me shume po rritet kerkesa e prodhimeve bio.Ku me mire se sa tekesh sigurine duke i prodhuar vete.
Dmth ,ju jeni me mendimin se ky eshte nje vend i pershtatshem per ndertim ?
Sigurisht , dhe jo vetem,mund te beni nje shtepi shume te bukur ketu,mund ta beni prej druri,gje qe ka filluar preferohet se tepermi,eshte mjaft higjenike,me kushte te favorshme per vendin ,funksionon ne menyre perfekte,pa shume shpenzime .
Ju ,mund t’me ndihmoni per te gjitha keto,pyeti ajo entuziaste?
Sigurisht qe po,kjo eshte puna ime,mjafton te bisedojme cfare ju deshironi dhe mbi ato qe une do sygjeroja ne baze te vendit .
Me pelqen Rustiko …si karakteristike ndertimi ,por me intereson dhe ana ekologjike e ndertimit,mezi pres te shoh cfare do me sygjeronit dhe  ju!
Atehere ,takohemi  ne zyre dhe bisedojme,mendohuni dhe ju mbi ate cfare deshironi  ……mire u takofshim!Keni bere nje zgjedhje te mire,besomeni!
Reale …perfundimisht endrra e saj po formonte skeletin !La te jatin tek dera e pallatit te tij …….te menduar dhe te ngrysur nga kjo zgjedhje e te bijes dhe u zhduk ne te qintat e sekontes per te lene inxhinieren prane zyres se saj.
I jati tundi koken i zhgenjyer……tere jeten kokeforte ky femije,si nuk me degjoi njehere?!
Ku do shkoje te futet atje ne mes te ferrave,larg nga qyteterimi,c’i duhet ajo zgaver kur mund te zgjedhi te jetoje ne mes te Tiranes,ne vendet me te bukura ?
Ngjitej ne shkalle dhe tundete koken ……por askush  nuk e degjonte .Emma kish marre vendimin e saj.
Ai per t’i ikur tokes dhe fshatit zgjodhi te shiste token e shtepine e prinderve dhe te blente hyrje ,per te pasur secili shtepine e tij ,prane punes dhe urbanistikes,por …..kujt i thua?Leket e Emmes akoma ishin ne llogari bankare,nuk kishte dashur hyrje ….qe atehere e ka pasur kete mendim ,mendoi.
Eri kishte marre pjesen e saj ne dollare.Jetonte larg tyre ,ishte martuar me nje student te deges se saj kur mbaruan studimet .Nga Bukureshti u nisen per master ne Boston sebashku dhe qe aty nuk u kthyen me,duke formuar nje jete te bukur e plot harmoni ne ate vend te larget.Shpesh e kishin biseduar por ajo ishte e lumtur ,kishte punen e saj qe e bente te ndihej aktive dhe e pavarur ,plus qe aty kishin blere nje shtepi qe kishin restauruar pikerisht ne momentin kur babai i kishte dhuruar pjesen e saj te lekeve.
Ishte pikerisht atehere kur priste femijen  e saj te pare ,qe tashme ishin bere dy dhe ishin te mrekullueshem .Dy cuna me sy bojeqielli e floke te verdhe ,krenaria e te jatit dhe  dashuria e gjyshit qe kur vinin nuk e linin te ulej nje sekonte.Tashme qe e mendonte nuk ishte se kishte bere dhe  zgjedhjen me te mire ,por kishte menduar per te gjithe!Sot ajo toke ishte nje fabrike floriri …..i qante zemra Denit sa here kalonte nga afer,por …..kjo iku ,nuk e kishte menduar gjate ,ndoshta dhe ishte nxituar ,por per te miren e tyre !…keshtu kishte menduar atehere se sot ,nuk mendonte se kishte vepruar sakte.Femijet e tij nuk ishin nga ata qe do ziheshin per pasurine ,por prindi eshte prind dhe kur mendon vdekjen ,nuk mendon qe bashke me te t’i sjelli dhe pasoja pasardhesve te tij .Donte t’i linte te kompletuar,te shkolluar e te gatshem per te dale ne jete me nje tufe lekesh e jo bythgrisur si ai .

PS:Vashdon në kapituj të tjerë ….Valbona Duraj