Search
E enjte 17 Gusht 2017
  • :
  • :

Detoksi im

detox2

 

Ashtu siç jua premtova detoksin këtë rradhë do e mbajmë për 10 ditë, dhe jeni të ftuara të gjitha dhe ju që nuk jua merr mendja që e mbani. Por ju sigurojë që është shumë i thjeshtë nuk do vdisni urie e do kini vetëm përfitime.  Janë vetëm 10 dite dhe trupi ka nevoj të pastrohet, të ndaloj së ngrëni për të funksionuar më mirë. Mjaftonë që mos vuani nga ndonjë patologji apo sëmundje që sjua lejonë ta mbani. Ashtu siç e dini dhe nga ky postim detoksi ka të bëj me pastrimin e  trupit nga proteinat shtazore, yndyrnat e këqija, sheqeri,kripa etj. Por e di qe sdo rrini dot pa i kriposur ushqimet kështu që limitohuni të përdorni sa më pak.

Festat me gjithë gatimet “ekstra large” e kan bërë trupin ton të funksionoj keq ndaj na duhet vërtet një “shpëlarje” e mirë. Po jua vë këtu 10 ditët që të keni mundësi ti ktheheni vetë herë pas here ndërkohë çdo ditë të javës do jete e postuar dhe në faqen time në facebook. Nëse ju kap si atak urie përdorni arra, bajame, ndonjë qiqër të pjekur, çaj, fruta, ndonjë smoothie të bërë pa qumësht vetëm me ujë e akull, ndonjë gotë qumësht soja ose bajamesh, Chips (patatina) me panxhar

Shpresoj tja arrini qëllimit e me këmbë të mbarë. Ada!

E hënë Dita e Parë

Mëngjesi:

 

  • Ujë të ngrohtë me gjysëm limoni të shtrydhur esull.
  • Smoothie jeshil

(një dorë spinaq, një molle jeshile, kuba akulli, 1 banane, i grin në frullator dhe i pinë)

  • çaj  ose kafe pa sheqer

Para  Dreke:

  • 1 portokalle
  • 2 karrota

Dreka:

  • 50 gr. fasule të ziera
  • Sallate me karrota e marinuar me 1 lugë  çaji vaj ulliri, lëngë limoni dhe fara mikse
  • çaj pa sheqer
  • Ujë detoks

Pasditja:

  • 1 mollë
  • 1 portokalle
  • 2 arra
  • çaj pa sheqer
  • Ujë detoks

 

Darka:

  • 1 sallate e madhe e bere me perime te ziera. ( e marinuar vetem me kripe, piper dhe lenge limoni. )
  • Sallate me cikore te kuqe te marinuar me 1 luge çaji vaj ulliri dhe lenge limoni

Pas darke

  • çaj pa sheqer

 

E martë Dita e dyte:

Mëngjesi:

 

  • Ujë të ngrohtë me gjysëm limoni të shtrydhur esull.
  • 1 dardhe
  • çaj  ose kafe pa sheqer

 

Para dreke:

  • 1 smoothie me panxharë, lëngë portokalli, mollë jeshile

Dreka:

  • 50 gr. thjerza të ziera te marinuara me 1 lugë çaji vaj ulliri, fara mikse, piper te zi dhe lëngë limoni
  • 2 karrota të gjalla

Pasditja:

  • 1 qitro
  • çaj pa sheqer

Darka:

  • 50 gr. kuinoa te ziere me 2 kungulleshka të prera në kubike dhe pasi i kanë zierë marinojini  me 1 lugë çaji vaj ulliri dhe majdanoz të grirë imët.

Për ju që nuk hani kuinoan zvëndësojeni atë me mel ose oriz të zi.

 

Pas darke

  • çaj pa sheqer

E Mërkure Dita e Tretë

Mëngjesi:

  • Ujë të ngrohtë me gjysëm limoni të shtrydhur esull.
  • Smothie me 1 molle te qeruar, qumsht bajamesh, pak kanell ose lenge frutash te bere vete
  • çaj ose kafe  pa sheqer

Para dreke :

  • 2 karrota
  • ujë  detoks

 

Dreka

 

  • Lakër të zierë e marinuar me 1 lugë çaji vaj ulliri, lëngë limoni
  • Ujë  detoks

 

Pas dreke

  • 1 dardhë
  • 2 arra
  • çaj jeshilë

Darka:

  • 1 filxhane kafe oriz të zi të zierë
  • 1 sallatë me rukola të marinuar me 1 lugë çaji vaj ulliri, dhe fara mikse

    Pas darke

  • çaj pa sheqer

E Enjte Dita e katërt

 

Mëngjesi

  • Ujë të ngrohtë me gjysëm limoni të shtrydhur esull.
  • 1 avokado
  • 1 gotë lengë portokalli të shtrydhur vetë
  • çaj pa sheqer

Para dreke:

  • 1 qitro
  • 2 arra

Dreka:

  • 70 gr kuinoa ose mel i zjer
  • 100 gr. spinaq të zjer

Pasdite:

  • 2 mandarina
  • 2 bajame

Darka:

  • 50 gr. fasule të zeza të zjera
  • 1 sallate me indivia me 5 ullinjë dhe të marinuar me 1 lugë çaji vaj ulliri dhe lëngë limoni

    Pas darke

  • çaj pa sheqer

E Premte Dita e Pestë:

Mëngjesi:

  • Ujë të ngrohtë me gjysëm limoni të shtrydhur esull.
  • Smoothie me dardhë, mollë, vanilje, ujë te ftohtë,kubik akulli.
  • Kafe ose çaj pa sheqer

Para dreke:

  • 2 karrota te gjalla

Dreka:

  • Supë me perime të ndryshme pa vaj, vetëm me erëza

 

Pasdite:

  • Gjysëm shege per ju me kolit, hani diçka tjetër
  • çaj ose kafe pa sheqer

Darka:

 

Pas darke

  • çaj pa sheqer

E Shtune Dita e gjashtë

 

Mëngjesi:

  • Ujë të ngrohtë me gjysëm limoni të shtrydhur esull.
  • 1 dardhë
  • çaj  ose kafe pa sheqer

Dreka:

  • 50 gr. oriz të zi të zjerë
  • 200 gr, spinaq i zjere
  • 1 lugë fara mikse siper spinaqi

Pasdite:

  • 1 hurm
  • 1 mandarinë
  • çaj pa sheqer

Darka:

  • Sallate lakre me portokalle qep, 5 ullinjë. E marinuar vetem me 1 lugë çaji vaj ulliri

Pas darke

  • çaj pa sheqer

E dielë Dita e Shtatë

Mëngjesi:

  • Ujë të ngrohtë me gjysëm limoni të shtrydhur esull.
  • 1 mollë jeshile
  • çaj ose kafe pa sheqer
  • 2 arra

Para dreke:

  • 2 kivi

Dreka:

Pasdite:

  • 3 arra
  • çaj pa sheqer

Darka:

  • Sallate me karrota te marinuara vetem me 1 luge te vogel çaji vaj ulliri

Pas darke

  • çaj pa sheqer

E hene Dita e tetë

Mëngjesi:

  • Ujë të ngrohtë me gjysëm limoni të shtrydhur esull.
  • 1 banane
  • kafe pa sheqer

Para dreke:

  • 2 arra
  • çaj pa sheqer

Dreka:

  • Supë me brokoli, presh, 1 patate. Pasi i zjene i bluan me grirësin në zhytje, marinojeni vetëm me 1 lugë vaj ulliri, piper te zi dhe lengë limoni.

Pasditja:

  • 2 kiwi
  • 1 lënge portokalli

Darka:

  • çikore te ziere , të marinuar me fara mikse, lengë limoni dhe 1 lugë çaji vaj ulliri

Pas darke

  • çaj pa sheqer

E martë Dita e Nënte:

Mëngjesi

  • Ujë të ngrohtë me gjysëm limoni të shtrydhur esull.
  • gjysëm avokado
  • kafe pa sheqer

 

Para dreke

  • 1 banane të vogël

 

Dreka

  • Gjysema e avokados qe teproi nga mëngjesi
  • Sallatë me rukola
  • 1 Filxhan kafe thjerza të zjera

Pasditja

  • çaj
  • Ujë detoks gjatë gjithë kohës dhe kur nuk e kam shkruajtur unë
  • 2 mandarina

Darka

  • 70 gr. Quinoa ose oris i zi ose mel  i zjerë
  • Perime të ndryshme të zjera të pa marinuara.

Pas darke

  • çaj pa sheqer

E mërkure Dita e Dhjetë

 

Mëngjesi

  • Ujë të ngrohtë me gjysëm limoni të shtrydhur esull.
  • 1 dardhë
  • 2 arra
  • kafe pa sheqer

Para dreke

  • 1 kivi

Dreka:

  • 1 filxhane kafe oriz i zi i zjerë
  • çikore e kuqe e kaluar në tiganë me pak fare vaj ulliri dhe e shuan me lëngë limoni.

 

Pasdite:

  • lëngë potokalli
  • çaj pa sheqer

Darka:

  • 50 gr. qiqra të zjera
  • Sallatë me spinaq të vegjel të gjallë, ose sallatë jeshile, e marinuar me 1 luge çaji vaj ulliri.

Pas darke

  • çaj pa sheqer