Search
E mërkurë 18 Tetor 2017
  • :
  • :

Copëza mishi të tiganisura me perime verore

IMG_3245

Verore dhe aq e shijshme  sa nuk do ju mjaftonte dhe 1 bukë e tërë për ta ngrën kafshata kafshata. Ndaj ju rekomandoj ta bëni në drek 😛   Unë përdora mishin e gicit pasi është me i lehtë dhe tretet më shpejtë por ju mund të përdorni dhe mishin e viçit.

Pulën sdo t’jua këshilloja pasi me domatet nuk shkon shumë. Një tjetër sekret për ta bërë dhe më të freskët këtë pjatë por që mua më shkoi mëndja vetëm pasi e hëngra,  në përfundim mund ti shtoni djathë të bardhë të shkërmoqur  dhe kaperi nën uthull.

 

Perbersit per 4 persona

 

 

300 gr.mish gici tul

5-6  speca jeshil

një dorë domate të vogla

2-3 speca djegës turshi

një tufë e vogël majdanoz

3-4 thelpinjë hudhër

pak kripë dhe piper të zi

pak rigon

2-3 lugë vaj ulliri

1 gotë verë të bardhë

Pergatitja

 

 

 

Prisni tulin e mishit në copëza të vogla. Vendoseni të kaurdiset me vajin e ullirit derisa të thekëriset mirë nga të gjitha anët. Kriposeni. Hiqeni dhe ruajeni mënjanë.

Në të njejtin tigan vendosni të kaurdisen dhe specat e prera në copa të vogla, sapo te marin faqe shtoni dhe domatet e prera. Kaurdisini së bashku në zjarrë të lartë derisa dhe domatet të  thekërisen.

Shtoni hudhërat  e grira, majdanozin e grirë, pak kripë, pak piper, rigon dhe mishin. Përzijini që shijet të lidhen dhe shuani me verë të bardhë.

Sapo vera të avulloj, hiqeni nga zjarri.  Shërbejeni me speca djegës turshi të prera në copa të vogla dhe akoma majdanoz.

 

IMG_3244

Ju bëftë mirë 🙂

 

Vlersoni Receten
1
2
3
4
5
Vlerso
     
Anullo

Vlersoni Receten

Vleresimi Mesatar:  
 0 Vleresime