Search
E enjte 19 Tetor 2017
  • :
  • :

Cookies -Biskota Amerikane

IMG_8822

 

Sa  herë i kemi parë këto biskota nëper filmat Amerikan. Historia e tyre është shumë tërheqëse.U shpikën rreth viteve 30 nga Ruth Wakefield gati rastësisht. Ruth punonte në një hotel “Toll House Inn”, dhe zakonishtë përgatiste për klientët biskota me çokollate por atë ditë çokollata e butë që përdorte zakonishtë  kishte mbaruar dhe futi në brumin e tyre një çokollatë Nestle të copëtuar. Kur i nxori biskotat nga furra vuri re që copëzat e  òokollatës ishin akoma të plota dhe vendosi tjua servirte klientëve gjithsesi. Suksesi qe i menjëhershëm dhe receta e sajë u bë menjëher e njohur në të gjithë Amerikën. Nestlé e furnizoj për jet Ruth-in duke shpikur enkas për të pikat e vogla të çokollatës. Në kembim që receta e sajë të shkruhej te çokollata që Nestlé bëri më pas të quajtura “Toll House”

Si  ndodhë me çdo recetë dhe për këto biskota ekzitojnë mijra të tilla. Kjo është njëra prej tyre. Unë e ndava brumin në të bardhë dhe me kakao.

 

Perberesit 0

 

 

për rreth 50 cop

350 gr.miell 00

100 gr. sheqer kokër

100 gr. sheqer pluhur

230 gr. gjalpë në  temperatur ambienti

3 vezë

pak vanilje

pak sodë buke

350 gr.  copëza të vogla çokollate

200 gr. kakako e zezë

10 gr krip e trash

Pergatitja

 

 

 

Në një robotë kuzhine ose me përzierësin elektrikë punoni gjalpin në temperatur  ambienti me sheqerin kokër dhe atë pluhur derisa të keni një masë lisho dhe homogjene.

Shtoni kripën e trashë nëse dëshironi,vaniljen,vezët dhe përzijini përsëri për rreth 6-10 minuta.

Bashkoni miellin me sodën dhe shtojini duke i situr te pjesa tjetër dhe përzijini me një spatul kuzhine  derisa të keni një brumë të formuar mirë. Pastaj shtoni dhe copëzat e çokollatës. Përzijini dhe ndajeni brumin në dy pjesë. Njërën nga pjesët shtoni kakaon dhe përzijeni brumin  përsëri.

Shtroni një letër furre te tava e madhe e sobës dhe duke u ndihmuar me një lugë të vogël  merrni pak brumë dhe vendoseni në të. Vendosini  largë nga  njeri- tjetri  brumin e biskotave  sepse gjatë pjekjes ka tendecë të hapet. Vazhdoni kështu për gjithë pjesën tjetër të brumit. Piqeni në 180° C për 20 minuta.

Lëreni të ftohen plotësishtë para se ti shërbeni.

Ju bëftë mirë 🙂