Search
E enjte 21 Shtator 2017
  • :
  • :

Çaj pjeshke

IMG_2966

Një pije e shijshme për të freskuar ditët e nxehta. Komplet natural dhe i përshtaçëm edhe për fëmijët.

 

Perberesit 0

 

 

1 kg pjeshka

2 pako të vogla çaj jeshil ose i zi

1 limon

2 litra ujë

kuba akulli

gjethe mëndre ose borziloku

fruta të tjera sipas dëshirës për dekorim

Pergatitja

 

 

Pristini pjeshkët në feta dhe vendosini të ziejnë në ujë derisa shikoni që fillojnë e shpërbehen. Lërini mënjanë të ftohen plotësishtë

Grohni dhe 1 filxhanë çaji me ujë dhe vendoseni në të 2 pakot e çajit të lëshojnë aromën e tyre. Kur të jen gati hiqini dhe lërini të ftohen plotësishtë.

Tani kulloni lëngun e pjeshkëve dhe bashkojeni me çajin në një kane, shtoni disa feta limon akoma disa feta pjeshke dhe lëreni në frigorifer të ftohen mirë.

Në momentin e  shërbimit servireni me kuba akulli, fruta të tjera për dekorim dhe ndonjë flet mëndre ose borziloku.

 

IMG_2969

Ju bëftë mirë 🙂

 

 

Vlersoni Receten
1
2
3
4
5
Vlerso
     
Anullo

Vlersoni Receten

Vleresimi Mesatar:  
 3 Vleresime
nga Vjollca per Çaj pjeshke

Ky qaji ishte fenomenal. Diqka qe po shijon ne maxx

nga Oriola per Çaj pjeshke

Super si ne cdo gje tjeter

nga Irida per Çaj pjeshke

.