Search
E enjte 17 Gusht 2017
  • :
  • :

Çaj i ftohtë me mana kineze

IMG_4549

Manat kineze janë antioksidanti më i mirë që ekziston. Përveç kësaj ato përmbajnë një sërë vetish të tjera si antiiflamatore, kundra mykut në trup e shumë të pasura me vitamin B komplekse etj. Sot për ju solla një çaj të ftohtë me to të cilin e kam aromantizuar dhe me xhenxhefillë dhe lëkura limoni. Nuk po ju them që është çaji më i mirë që  keni provuar ndonjëher por jua sigurojë që është më i shëndetëshmi.

 

Perberesit 0

 

 

200 gr. mana kineze të thata

1 lt. ujë

100 gr. sheqer kaf

1 rrenjë xhenxhëfillë

lëkura limoni vetëm pjesa e verdhë

 

Pergatitja

 

 

Vendosini mana të rrinë në ujë të ftohtë për nja 30 minuta pastaj shtoni sheqerin  feta xhenxhëfilli dhe lëkurat e limonit dhe vendoseni në  zjarrë të ziejë për nja 20 minuta. Lëreni të ftohet  pastaj filtrojeni dhe trasferojeni në një broke qelqi. Vendoseni në frigorifer të ftohet plotësishtë dhe shërbejeni me feta limoni.

 

IMG_4550

 

Ju bëftë mirë 🙂




  • Erinda

    E provova dhe me pelqeu shume.Jeni fantastike