Search
E premte 20 Tetor 2017
  • :
  • :

Byrek me spinaq

byreku 2

Sot një recet tradicionale,byreku me spinaq.

 

PERBERSIT:

700 gr spinaq

2 vezë

1 pako me petë byreku

150 gr djathë i bardhë

2-3 qepë të njoma

pak vaj ulliri

kripë dhe piper i zi

PERGATITJA:

Lani dhe prisni spinaqin në copa të medha. Grini imët qepën e njomë me gjithë bishtat dhe kavardiseni sëbashku me spinaqin me pak vaj ulliri. Kur të jene zbutur hiqni dhe lëreni mënjanë.Rrihni vezët me pak kripe (llogarisni që ka dhe djathi) dhe piper të zi dhe shtoni te spinaqi .Thermoni dhe djathin e bardhë te spinaqi,përzijeni mirë

Shtroni disa petë në një tavë të lyerë me pak vaj dhe bëni një shtrese me gjellën me spinaq,pastaj vendosni disa petë te tjera të lyera me pak vaj dhe bëni  dhe nje shtresë tjetër me gjellën me spinaq.Bëni shtresën e fundit me petë të tjera,po të lyera me pak vaj ndërmjet tyre, dhe sipërfaqen gjithashtu,Priteni në rombe ose katrorë dhe piqeni në furrën e nxehur më parë në 200° për rreth 30 minuta ose kur shikoni që sipërfaqja ka marre ngjyrë të kuqerremtë.

 

Ju bëfte mirë 🙂