Search
E mërkurë 18 Tetor 2017
  • :
  • :

Buttermilk – Latticello – Dhallë

buttermilk_16x9

Qumshi i gjalpit që amerikanët  e përdorin në ëmbëlsira nuk eshtë tjetër gjë vetem se dhalli jonë.  Jo ai që përziejmë duke holluar kosin por dhalli  i vërtet që del nga ajkat e qumshit.

Mënyrë shtëpiake për ta përgatitur atë pa mbledhur ajka qumshti  ka,  pasi lindë si nevojë e përdorimit të gjërë në kuzhinë. Tani e kuptoni pse ato ëmbëlsirat amerikane janë aq të shijshme dhe të veçanta, mendojë se ky përbërës e bën diferencën.

Falë ndjekesë të mia arrita të mblidhja disa informacione si ta bëjmë atë në shtëpi sidomos për ne që jemi jashtë pa qën nevoja të mbledhim ajka qumshti se dhe të duam skemi ku i gjejmë.

Metoda e parë që unë përdorë shpesh është të rrahësh panën e freskët për 20 minuta të mira derisa ajo të formohet në gjalpë dhe pjesa tjerë e lëngut është dhalli ose buttermilk anglishtë,  latticello në italishtë.

Metoda tjetër është të përziesh në një gotë qumësht 1 lugë uthull të bardhë dhe 1 lugë lëngv limoni dhe ta lësh të pushoj disi pastaj ta përdorësh.

Disa përziejnë në pjesë të barabarta qumësht me kos dhe ta lësh në një vendë të ngrohtë derisa të priten.

Amerikanët natyrishtë nuk e përdorin vetëm për ëmbëlsira por është një nga përbërësit kryesore te salsa ranch dhe për marinimin e mishit të pulës.

Ne jemi më praktikë, mjaftojmë ta ftohim tamam dhe ta shijojmë deri në pikën e fundit sidomos në ditët e nxehta të verës 😛