Search
E enjte 17 Gusht 2017
  • :
  • :

Burger Buns – bukë hamburgeri

IMG_2371

 

Kjo është receta më e mirë për këto panine që gjëndet vërdallë në internet. E testuar shumë herë nga unë dhe ja ku e po e ndajë dhe me ju. Janë panine të vështira por me këtë recetë do qëlloni në shenjë që herën e parë.

 

Perberesit 0

 

 

Për 8 panine:

180 ml ujë i grohtë

30 gr. gjalpë në temperatur ambjenti

1 vezë

450 gr. miell 00

50 gr. sheqer

1 lugë të vogël kripë

20 gr. maja birre e thatë

Për sipërfaqen:

2 lugë suzam ose te përzierë me fara lulëkuqeje

1 e verdhë veze

1 lugë ujë

Pergatitja

 

 

Vendosni përbërësit e panines në një brumatriçe ose mikser dhe punojini derisa të bëhet një brumë i mbledhur, punojeni rreth 10 minuta. Hiqeni brumin, formojeni në top, lyeni sipërfaqen e tij me pak vaj dhe mbulojini me një beze të njomë, lëreni të pushojë rreth 3-4 orë në vëndë të ngrohtë.

Kaloj koha e pushimit, ndajeni në 8 pjesë dhe formoni përseri topa të cilët do ti hapni në fomën  e një disku rreth 3 cm të lartë dhe diametër 8 cm.

Vendosni ne nje tavë furre të lyer me pak vaj dhe mbuloni përsëri me një beze kuzhine për të ardhur për rreth 2 orë të tjera ose kur shikoni që janë fryrë mjaftueshëm.

Pas kësaj rrihni vezën me pak ujë dhe lyeni sipër paninet. Spërkatini me suzam dhe futini të piqen në furrën e nxehur më parë në 180°C për rreth 15-20 minuta.

Ju bëftë mirë 🙂

 

Vlersoni Receten
1
2
3
4
5
Vlerso
     
Anullo

Vlersoni Receten

Vleresimi Mesatar:  
 0 Vleresime