Search
E mërkurë 18 Tetor 2017
  • :
  • :

Bukë mëngjesi me kos grek dhe fiq

IMG_3649

Më në fund i erdhi radha dhe kësaj recete. E cila në faktë është shumë e thjeshtë dhe po se prezantuat në këtë mënyrë, mjafton një  fet buke e mirë integrale , kos grek, mjaltë dhe sipër i vendosini ca fiq dhe ja ku keni një ushqim të mirë për mëngjesin e të dielave ose brunch-in. Por nëse keni më shumë nge, përgatiteni vetë bukën duke i dhënë brumit një formë rrethore. Për të përgatitur një bukë të mirë në shtëpi shikoni postimin këtu. Përgjysmoni masat për të bërë bukën në foto më poshtë.  Ndërkohë Po ju lë me recetën 🙂

 

Perberesit 0

 

 

 

1 bukë e bërë vetë në formë keku rrethor

Pakëz vanilje të frekët në munges vanilje pluhur ose lengë

1 lugë gjalpë i shkrirë

200 ml. kos grek

50 ml. mjaltë lulesh organik

10-12  kokrra fiq

Pergatitja

 

 

 

 

 

IMG_3684

Pasi përgatitët bukën ju që keni zgjedhur ta bëni vetë hapeni në mes të lyeni si jashtë dhe brenda me gjalpë të shkrirë me ndihmën e një peneli dhe vendoseni të theket paksa në furrë.

Veçmas përzieni kosin me vaniljen. Kur buka të jetë thekur lëreni të ftohet pak dhe priteni në mes duke krijuar dy rrath.  Vendosni bollshëm  kos në mes,  fiqtë e prerë në feta, lyeni sipër fiqtë bollshëm me mjaltë vendosni pjesën tjetër të bukës sipër, lyeni përsëri me kos, vendosni fiqtë dhe në fund mjaltin.

Shërbejeni.

 

 

IMG_3692

Mëngjes të mbarë 🙂

 

Vlersoni Receten
1
2
3
4
5
Vlerso
     
Anullo

Vlersoni Receten

Vleresimi Mesatar:  
 0 Vleresime