Search
E mërkurë 18 Tetor 2017
  • :
  • :

Bukë, Kripë, Zemër dhe zemra e madhe e Stelës për vendlindjen

17632437_1136743956448643_1598082115650039181_o

Stelën e kam njohur rastësishte tek blinte librin tim online dhe merreshim vesh për detajet e dërges. Adresa që më dha më kurjozoi shumë për ta pyetur më tej pasi bëhej fjalë për shkollën e gastronomise në Bra te Cunio-së. E kështu mes bisedash për të përbashkët që kishim, dashurin për gatimin u bëm mikesha që ndajmë eksperienca.

E ja ku jam sot t’ju tregoj për një projekte kaq të bukur që vetëm një zemer e madhe dhe një vajzë nga malsia  si Stela mund ta realizonte.

Bukë Kripë Zemër është një projekt që lindi nga Vis Albania e më pas për arsye financiare  i propozohet Stelës si një njohëse e mirë e promovuese për zhvillimin rural.

E pak nga pak nga një projekt i lindur natyrshëm kthehet në një biznes familjarë e për këtë Stelës ju desh të linte Italin për Tamarën  e bukur. Vendlindjen.. Shqipërin….

Ashtu siç Stela më tregon me shumë pasion menuja është  e thjeshtë dhe ka 4 element bazë, Traditën, Territorin, Sezonalen dhe Inovacionin.

Recetat e gjyshes me frymën e re të një vajze plot talent dhe pasion.

Lënda e parë vjen nga zona, prej prodhimtareve të vegjël vendas.

Promovoj Stelën dhe talentin e saj, dashurin për vendin dhe ushqimin tonë që pak nga pak po harrohet.

Nëse vizitoni Tamarën mos harroni të ndaloni në restorantin e Stelës, si vendas, miq,  si dashamirës të ushqimit dhe traditës tonë.

 

15723694_1050561215066918_5378020478071717023_o

Adresa: Ndodhet në Kelmend, 7403 Tamarë , Shkodër, Albania

Për prenotime +355 69 689 6990

Nga e marta në të Diel

Ora 11:30 – 16:00