Search
E enjte 24 Gusht 2017
  • :
  • :

Brusketa me spinaq dhe djathë të tymosur

IMG_4077

 

Të shpejta dhe me shumë shije, brusketat janë gjithmonë një zgjidhje për darkat e fundjavës.

 

Perberesit 0

 

 

5-6 feta buke integrale

një dorë spinaq

1 spec i kuq i madhë

1 spec djegës i freskët

5-6 fleta djathi të tymosur provola

një tufë e vogël majdanoz

kripë

piper të zi

2 thelpinjë hudhër

1 lugë vaj ulliri

Pergatitja

 

 

Kaurdiseni paksa spinaqin në tiganë me vajin e ullirit, kriposeni dhe piperoseni.

Vendosni fetat e bukës në një tavë me letër furre poshtë, shtoni sipër specin e prerë në kubikë të vegjël, hudhrën e  grirë imët, specin djegës të prerë holleë, spinaqin, dhe mbulojini me copëza djathi të tymosur.

Futini të piqen në furrën e nxehur më parë në 200°C derisa të theken paksa dhe djathi të shkrihet.

Shërbejini me majdanoz të grirë imët sipër dhe me nje gotë vere të kuqe.

 

Vlersoni Receten
1
2
3
4
5
Vlerso
     
Anullo

Vlersoni Receten

Vleresimi Mesatar:  
 1 Vleresime

Nuk e kam provuar ende se nuk e kam ne planin tim ushqimor :) por mendoj qe provola me spinaqin shkojne shume