Search
E mërkurë 18 Tetor 2017
  • :
  • :

Brumi Brisè

index

Brumi brisè është një brumë i përgatitjeve franceze si për ëmbelsira, biskota por dhe tortave të kripura si quiche etj. Suksesi i ktij brumi qe i menjëhershëm fal dhe thjeshtësis së tij në përbërës dhe përgatitje.  Një nga ato përgatitje që një amvise e mirë që i pëlqen të gatuaj dhe gjera moderne duhet ta njohi. Unë po ju shkruaj bazat e përgatitjes së tij, ju takon juve të vendosni për cfarë do ta përdorni.

Shija e saj është neutro por sipas dëshirës për pergatitjen e ëmbelsirave mund ti shtoni 2 lugë sheqerë, gjithashtu mund ti jepni aroma që deshironi ose ti shtoni kakao për ta bërë recetën dhe më interesnate. Për përgatitjet e kripura mund ti shtoni një lugë të vogël kripë.

Perberesit 0

 

 

200 gr. miell

100 gr. gjalpë i ftohtë

70 ml. ujë shumë i ftohtë.

Pergatitja

 

 

Vendosni në një përzierës elektrikë miellin me copat e gjalpit të ftohtë dhe përzijini mirë deri sa mielli të jete komplet i shkrifet në konsistencën e rërës. Zhvendoseni në siperfaqe të ftohtë më mirë nëse do të ishte prej mermeri dhe filloni zini brumin duke i shtuar pak nga pak ujë të ftotë derisa sa masa te jetë elastike dhe e formuar mirë. Pas kësaj mbështilleni me një qese kuzhine dhe lëreni të pushojë në frigorifer për rreth 40 minuta para se ta përdorni për recetat tuaja. Një recet klasike me brumin brisè është dhe strudeli me mollë.