Search
E mërkurë 18 Tetor 2017
  • :
  • :

Brumë i Rrahur(Pastella)

IMG_6309

Brumi i rrahur ose siç quhet ndryshe Pastella është i pergatitur në disa menyra.Ashtu si Tempura funksioni i sajë është per te bëre sa më krokant perimet ose asortimente te tjera për skuqjen.Po ju lë me disa nga mënyra të përgatitjes së brumit te rrahurë.

Brumi i Rrahur me Birrë:

200 ml birrë

150 gr miell

pak kripë.

Përzihet të gjithë perbersit bashkë dhe kalohen në të perimet ose peshku që duam të skuqim.

Brumi i Rrahur me ujë të gazuar:

Eshtë e njëjta gjë si Brumi i Rrahur me birrë por në vende te sajë e zvendesojmë me ujin e gazuar.

Brume i rrahur me vezë:

200 ml birre

160 gr miell

2 veze

pak kripe

Përziejni miellin me birrën dhe pak kripë dhe e lemë të mbullurë mënjanë.Nderkohë ndani  tëverdhat e vezëve nga të bardhat dhe të bardhat i formoni në shkumë.Shkumen e teë bardhava e bashkoni me brumin qe kemi lëne mënjane me ngadalë.Eshtëgati për skuqjen e përberseve që dëshironi më tepër.