Search
E enjte 24 Gusht 2017
  • :
  • :

Biskotat e Babagjyshit të Vitit të Ri

IMG_4151

Aq shumë biskota ka ngrën babagjyshi me kanell e xhenxhefil sa kur te vi te shtëpia  juaj të sjelli dhuarat sdo ti preki fare me dorë ato. Atëherë ju tregohuni më të zgjuar dhe përgatisni biskotat me kakao që kur ti ngjyej te qumshti i nxehtë të marin shijen më të mirë në botë, aq sa babagjyshi do ti hajë të gjitha 🙂

Ahhh mos harroni ti lini dhe një letër falenderuese që kaloj përsëri nga shtëpia juaj këtë vitë.

PS: Fëmijet tuaj do ti adhurojnë këto biskota gjithashtu.

 

 

IMG_4163

 

Perberesit 0

 

 

Për 30 biskota:

Rreth 150 gr. gjalpë i ftohtë nga frigorifer i prer në copëza të vogla

250 gr. miell

1 lugë të vogël pluhur pjekës

1 lugë të vogël ekstrakt  vanilje

3 lugë kakao e zezë pa sheqer

2-3  lugë kos

120 gr. sheqer pluhur

Pergatitja

 

 

 

 

IMG_4166

 

Futini të gjithë përbërësit në blender dhe përzijeni derisa të bëhet një top i formuar mirë. Hiqeni, punojeni paksa me duar nëse është nevoja me ndihmën e pak mielli, mbështilleni me qese kuzhine dhe lëreni në frigorifer të pushojë 1 orë.

Nëse do tju duhet ta punoni me duar fillimishtë duhet të punoni miellin me gjalpin duke e shkërmoqur pas gishtave. Pastaj të shtoni sheqerin kosin e kështu me rradh gjithë përbërësit. Përsëri dhe në këtë rast mbështilleni me qese dhe lëreni në frigorifer të pushojë rreth 1 orë.

Pasi ka kaluar koha e pushimit, me ndihmën e pak mielli dhe letrave kuzhine hapeni në një pet të madhe me trashësi 1 cm. Pritni forma të ndryshme nga peta e brumit dhe vendoseni në një tavë me letër furre poshtë. Piqini në 180°C për 20 -25  minuta. Lëreni të ftohen plotësishtë për ti shërbyer më pas.

Përgatitini me fëmijët tuaj dhe ata do të kënaqen nga gëzimi tek presin brumin me forma.

Gëzuar Festat 🙂

 

 

IMG_4156

 

 

IMG_4159

 

 

 

IMG_4161

 

 

 

Vlersoni Receten
1
2
3
4
5
Vlerso
     
Anullo

Vlersoni Receten

Vleresimi Mesatar:  
 0 Vleresime