Search
E enjte 24 Gusht 2017
  • :
  • :

Asparag furre me domate të vogla dhe kontorno meli

IMG_4807

Një pjatë dietike por me shumë shije. Pranvera po afron dhe duhet të hajm sa më shumë ushqime me ngjyra, të lehta e kryesishte perime  e karbohidrate të mira për të pastruar organizmin nga toksinat.

 

Perbersit per 4 persona

 

 

500 gr. asparag

2 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër

një dorë domate të vogla

2 thelpinjë hudhër

pak kripë dhe piper të zi

Pak majdanoz

Për melin:

2 filxhan kafe mel

4 filxhan kafe ujë të nxehtë

1 thelpi hudhër

pak majdanoz të grire

1 lugë vaj ulliri

pak kripë

1 spec djegës

Pergatitja

 

 

Pastroni asparagët nga fundi i forte duke i hequr dhe pak lëkurën e fundit, shpëlaini mirë në ujë të ftohtë dhe vendosni në një tavë me letër furre poshtë.

Sipër vendosni domatet e vogla të prera në katërsh, hudhrën e grirë imët, kripë, piper të zi dhe spërkateni me vajin e ullirit. Futini të piqen në furrën e nxehur më parë në 180°C për 25 minuta.

Shërbejeni me majdanoz të grirë sipër.

Për kontornon e melit veproni në këtë mënyrë.

Grini imët hudhrën, majdanozin dhe vendoseni të kaurdiset me vajin e ulliri dhe specin djegës.  Kur vaji të jetë aromantizuar mirë shtoni melin që më parë e keni shpëlarë mirë e mirë në ujë të ftohtë. Thekëriseni sëbashku, shtoni ujin e nxehtë , kripën dhe mbylleni me kapak. Lëreni të ziejë si pilafi.

Pasi është bër me vrima në sipërfaqe, lëreni të ftohet paksa dhe shkërmoqeni me pirunë sipër.

Shoqëroni asparaget me të.

 

 

IMG_4801

 

 

 

IMG_4809

Vlersoni Receten
1
2
3
4
5
Vlerso
     
Anullo

Vlersoni Receten

Vleresimi Mesatar:  
 0 Vleresime