Search
E enjte 21 Shtator 2017
  • :
  • :

Aroma e gjetheve të limonit nga Clara Sanchez

5368cda98862b1399377321-56

Në shqip e ka sjell shtëpia botuse Dudaj dhe është një libër që unë do jua këshilloja shumë. Gjithmon më kanë pëlqyer  historit  me gjerman, hebrenjë dhe gjithë ngjarjet e tëmerrshme të Holokaustit. Gjithmon kam dashur të kuptoj çfarë i kalonte në kokë Hitlerit dhe gjithë bandës së tijë për të kryer masakra të tilla. Libri flet për Julianin një të mbijetuar nga kampet e përqëndrimit i cili vitet e jetës  i ka shpenzuar duke gjurmuar çdo komandant nazist dhe Sandrën një vajzë të re shtatzanë e cila nuk di çte bëj me jetën e saj. Ngjarjet zhvillohen në një qytezë të vogel të Spanjës në Alikante dhe titulli origjinal është “Lo que esconde tu nombre”

Historia vazhdon me shumë të papritura që unë sdua ti zbuloj për tjua lën kënaqësin dhe juve. Në një interviste për Marie Claire kur e kan pyetur nëse gjithë kjo histori kaq e bukur do bëhej film, është përgjigjur “që nuk duhet të bëhet filmi i radhës për nazistët, aroma e gjetheve të limonit është një histroi dashurie për tjetrin”

Dhe në këtë libër tregohet më së miri dashuria për tjetrin dhe për një person që sapo e kemi njohur dhe zemra na thot që është njeri i mirë. Lexojeni dhe ejani të diskutojmë bashkë rreth tije. Mua më ka lënë  shumë mbresa, më mungojnë personazhet dhe akoma skam arritur të hap libër tjetër.