Search
E enjte 17 Gusht 2017
  • :
  • :

Argjinare furre me cironka nën vaj dhe piper jeshil

IMG_4734

 

Përsëri nga cikli i pjatave të lehta për tu bër gati për “summer body” sot po ju sjell një recet argjinaresh, që po mos ishte për cironkat nën vaj që kam përdorur gati gati do quhej një pjatë detoks.

 

Perbersit per 2 persona

 

 

5 argjinare

10 cironka nën vaje

3-4 thelpinjë hudhra

2 limon

1 gotë verë të bardhë

2 lugë vaj ullri

disa kokrra piper jeshil

kripë dhe piper i zi

Pergatitja

 

 

 

Mbushni një tas me ujë të ftohtë dhe vendosni në të disa feta limoni

Filloni pastroni agjinaret nga fletat e trasha derisa të dali ngjyra e bukur e verdhë në lejla, ndajini në dyshë, hiqini pushinë e brëndshëm.

Shkurtojani bishtin dhe qërojini.  Vendosini në ujin me limonë të pushojnë rreth 30 minuta.

Kaloj kjo kohë, kullojini dhe vendosini në një tavë. Mesin e tyre do e mbushni me nga një cironkë nën vaj, shtoni kripë, piperin e zi, kokrat e piperit  jeshilë, feta limoni, hudhra, verën, spërkatini me vaj.

Mbulojini me një letër alumini dhe vendosini të piqen në furrën e nxehur më parë në 180°c për 20 minuta.  Më pas hiqjani letrën e aluminit dhe lërini kështu dhe një tjetër 10 minutësh derisa sipërfaqa të thekëriset.

Shërbejini me borzilok të grirë sipër dhe feta buke të thekur me rigonë.

Mund të jetë  një pjatë vegjetariane e shoqëruar me orizin e zi, kuinoa, mel ose kontorno për mishërat e pjekur ose të zjerë.