Search
E enjte 17 Gusht 2017
  • :
  • :

Albania Cap Project – Projekti i mbledhjes se tapave

600117_223528541112821_1990222183_n

 

Rreth kesaj nisme qe po zhvillohej ne vendin tim e mesova fal nje ndjekse time Ada Shehu e cila ishte vullnetare per zonen e Durresit.Sinqerishte u mahnita dhe u preka shume pasi e shkeputur prej vitesh nga Shqiperia te cilen e lashe ne nje gjendje ku fryma e njerezimit kishte shterruar dhe te gjendesh para nje projekti te tille qe jo vetem eshte shume humanitar por eshte dhe edukative per te gjithe ne.Te mbashe qytetin paster nga riciklimi i tapave te shisheve te ujit dhe jo vetem dhe me keto tapa te kontribosh duke i dhuruar nje karrige me rrota per invalidet ne nevoje..Mu ndez nje drite  dhe fillova te kerkoje rreth kesaj nisme,po ju shkruaj me pak fjale ne cfare konsiston duke shpresuar qe te hapim sa me shume zerin qe cdo qytetar te kontriboj pasi eshte fare e thjeshte dhe sduhet asgje,vetem deshira e madhe per te bere mire.

acp

Projekti i Tapave lindi si nje ide pergjate nje workshop-i ne Kosove ku do te perzgjidhej modeli dhe lloji i mbajteseve te kapakeve.Ne kete menyre jo vetem qyteti mbahet i paster po ajo qe eshte edhe me rendesishte eshte ndihme qe u jepej personave ne nevoje.Nismetarja Mimi Barushi fituese dhe e çmimit World of Difference  dhe disa miq te cilet besonin ne kete projekt formuan  OSR Organizata e Sensibilizimit Rinor e cila ka per qellim aktivizimin, nxitjen dhe integrimin e të rinjve në jetën sociale, ekonomike, humanitare e kulturore. Permes kesaj organizate ne Nentor te 2012 u mundesua patentimi per vendin Shqiperin i Albania Cap Project. 

1619259_430579367074403_993487643_n

Me deshiren e mire per te ndihmuar filloi grumbullimi i kapakeve plastike ne shtepi, ambjente shteterore dhe private. Puna me e madhe filloi ne Mars ku numri i aktivisteve u rrit ndjeshem.Menyra se si funksionon gjithcka eshte shume e thjeshte. Cilido person qe deshiron,ndihmon duke grumbulluar kapak ne vendin ku banon, punon apo studion dhe frekuenton. Nje here ne dy jave organizohen grumbullimet masive ne te cilat kushdo qe deshiron sjell kapaket qe ka grumbulluar. E gjithe sasia cohet ne magazine. Ne kete magazine ndahen sasite ne thase prej 25 kg. Kur sasia e tapave arrin 250 kg, Kjo sasi  eshte e mjaftueshme per t’u konvertuar ne karrige me rrota.Tapat dergohen ne Turqi te kompania reciklueseMuzaffer Pınarbaşı İşletmeleri (www.muzafferpinarbasi.com.tr).

1377049_377325015733172_214941292_n

 

Kjo kompani eshte e lidhur me nje kompani gjermane Otto Bock Wheelchairs (www.ottobock.com) e cila dergon ne destinacion karrocat me garanci 25-vjecare, ne baze te sasise te udhezuar nga kompania turke. Ne eventet e ndryshme te organizuar nga OSR-ja, shperndahen karriget me rrota.

 

Gjthashtu per vullnetaret dhe dashamirsit organizohen fushata sensibilizuese,udhetime dhe aktivitete rinore nga OSR-ja

E shikoni sa pak duhet per tu bere  secili prej nesh pjese e kesaj nisjative.Mjaftone te mblidhni kapaket dhe ti dorezoni prane kesaj organizate.Nuk ju zene vend ne shtepi po te dini te orgnizoheni.Ne kete menyre edukojme edhe  femijet te jene me te pergjegjshem jo vetem duke mbajtur nje qytet te paster nga riciklimi por i bejme ata te ndihen te pergjegjshem  me kete  qe bejne ju japin shans nje njeriu ne nevoj.
Per me shume info,aplikime per tu bere vullnetare i qytetit tuaj,per te dhuruar nje ndihme te vogel ose thjesht per kontankte po ju le linkun me adresen e Organizates.
Mjafton shume pak te dashur miq dhe lexuesit e mi per ti kthyer jeten dhe buzeqeshjen dikujt qe ka nevoje per nje karrige me rrota,per ta bere te ndihet i barabart me ne,te kete nje jete dhe te jet i afte te levizi lirshem me ndihmen e saje..Ndaj un sot ju bej thirje te mbeshtesim dike qe ka nevoje me shum se ne vetem me nje gjeste te vogel diferenzimin e tapave.

Poshte po ju le me nje galleri fotosh ne lidhje me kete projekt si dhe nje video sensibilizuese duke shpresuar ne dihmen e secilit prej nesh.Faleminderoj  OSR per infon qe me dhane dhe per punen e mrekullueshme qe po bejne.
1377071_382753475190326_700947485_n



  • Gena

    Bravo!

    • Duhet fare pak per te bere te lumture dike 🙂

  • ina

    ju lutem me jepni ne adrese ku te sjell tapat qe kam grumbulluar

    • Pershendetje Ina.Te falenderoj per komentin dhe per nismen qe ke marr.Per çdo detaj mbi dorezimin e tapave kontakto Faqen e facebook Albania Cap Project dhe ata ju drejton per piken e grumbullimit ne qytetin tuaj dhe nese nuk keni facebook i gjeni infot ne kete web http://www.osr-albania.org/

  • Dora Mar

    Une kam nje vit qe e bej kete gje te tille.
    E mira do ishte, sic e beri nje kolegia ime, te diskutosh me lokalet apo restorante ku behen dasmat, pasi ata te japin sasi te medha ne kohe rekord.
    Une me nismen time individuale mund te kem grumbulluar shume pak….

    • Ashtu eshte ne fakte, te pakten me lokalet dhe bizneset e tjera qe kemi poshte shtepis. Te pergezoje per nismen. Diku do te shperblehet. 🙂